Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë nga zjarret! Vendi në gjendje krize për 30 ditët në vijim

Një grua 59 Vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin, në Maqedoninë e Veriut. Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të gruas 59 vjeçare, raportojnë mediat vendase. Trupi u gjet në gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek dhe shënon viktimën e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë ditën e sotme qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend për 30 ditët në vijim.  Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Me këtë vendim, qeveria është në gjendje të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.

Në vend vazhdojnë përpjekjet për shuarjet e vatrave të zjarrit ende aktive. Pesë helikopterë tashmë po shuajnë zjarrin në Pehçevë.  Ndërkohë që zjarri në Jaçincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv. Zjarret tjera në Dovezence dhe Jaçincë-Murgash janë vënë nën kontroll. Kodra Lipec u dogj gjithë natën në të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku pyll me bar thatë.

Ditën e djeshme u njoftua se edhe Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut për t\i ndihmuar ata në përballje me zjarret.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen