Lufta mes këngëtarëve 
kush do të fitojë më shumë!

Lufta mes këngëtarëve <br />kush do të fitojë më shumë!
Vera që sapo ka nisur duket se do të jetë mjaft e nxehtë për shumë prej këngëtarëve tanë.

Vetëm këtë javë kanë vërshuar një sërë klipesh të realizuara nga artistë të ndryshëm.

Në secilin prej tyre shihet qartë një angazhim serioz për të qenë klipi më i mirë e kënga më e mirë sigurisht.

Dikush zgjedh baladë, dikush dance, dikush R&B por qëllimi është i njëjtë; sa më shumë klikime për tu bërë kënga e verës.

Tashmë këngëtarët nuk fitojnë lekë vetëm nga klikimet në Youtube, por nëse kënga bëhet më e pëlqyera në internet edhe ofertat për koncerte rriten së tepërmi, duke u sjellë atyre mjaft fitime dhe ftesa të shumta.
 
 
Albërie Hadërgjonaj zgjedh Bjordin
 

Pak kohë pas Top-Fest Albërie Hadërgjonaj ka nxjerrë klipin e këngës shumë të pëlqyer tek publiku e të vlerësuar në Top-Fest si balada më e mirë “Asnjëherë”.

Albëria për këtë klip ka zgjedhur të ketë si aktor kryesor Bjordin dhe një modele të re Enxhi Cuku.

Kjo këngë i ktheu Albëries edhe një herë një sukses të madh në skenën muzikore, me një tekst të qëlluar dhe muzikë që i shkon shumë karakterit të këngëtares.

Të shohim a do i sjell edhe klipi po kaq sukses.  
 

 
Noizy dhe Zanfina Ismaili temë për dhunën e gruas


Noizy dhe Zanfina Ismaili kanë ardhur në një bashkëpunim intersant këtë verë.

Ndryshe nga sa kemi parë Noizy ka zgjedhur një temë sociale për ta bërë  hit.

“Po sikur”  është një këngë që flet për dhunën në familje dhe për respektin që burri duhet të ketë ndaj gruas.

Deri tani kënga është pritur mjaft mirë. Të shohim çfarë do të sjellë edhe me Çiljetën Noizy këtë verë. 


 
Tuna dhe Cozman “Zogu provokues”

“Zogu ma i mirë prej krejtve” me siguri do të thyej çdo rekord e do të bëhet refren i kësaj vere. Tuna ka ditur të godasë.
 
Dren Abazi  romantik

Dren Abazi ka publikuar klipin e tij më të ri “Si era” duke mbetur kështu besnik i muzikës së vet, muzikë që të relakson e që të shton “etjen’ për dashuri. Tashmë Dreni është i qartë në rrugën e suksesit të tij.
 
Beatrix dhe Gold Ag  bashkëpunim interesant

Aktualisht është duke punuar për këngën e saj më të re që do të vij në bashkëpunim me Gold Ag.

Këngëtarja e re Beatrix Ramosaj duket mjaft premtuese në muzikën shqiptare e në çdo festival dhe projekt të ri është prezantuar denjësisht.

Mbetet për tu parë si do të vijë këtë verë kur klipi të lançohet së bashku me reperin Gold Ag.   

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron