Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ne do të qëndrojmë në Gaza derisa të çmontojmë Hamasin

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ne do të qëndrojmë në Gaza derisa të çmontojmë Hamasin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallan

Izraeli është i përkushtuar të vazhdojë të operojë në Gaza derisa të arrihen objektivat e luftës, kthimi i pengjeve dhe shpërbërja e Hamasit.

Kështu ka bërë të ditur zyra e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, pas takimit që pati Gallant me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Gallant përsëriti rëndësinë e presionit të vazhdueshëm ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit, së bashku me nevojën për presion të vazhdueshëm politik të SHBA-së mbi Hamasin, derisa të arrihet një kornizë që do të lejojë kthimin e pengjeve në Izrael.

Gallant i tregoi Blinken një foto të 12 fëmijëve të vrarë nga një raketë e Hezbollahut në Majdal Shams muajin e kaluar.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti