Ushtria ruse njofton ofensivë të re në Zaporizhzhia! Kievi: Pavendosmëria gjermane për dërgimin e armëve kushton jetë! SHBA: Viktimat ruse janë rreth 188 mijë

Një ditë më parë në Ramstein u mbajt takimi mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të koordinuar ndihmën për Ukrainën. Berlini premtoi më shumë armë dhe pajisje ushtarake për Kievin, por ende nuk është një marrë një vendim për tanket Leopard.

Së fundmi, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, i cili në Twitter rinovoi apelin e tij dhe i kërkon vendeve të perëndimit të dërgojnë sa më shpejt armët dhe tanket e nevojshme.

"Pavendosmëria e aleatëve për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë po kushton jetë", thotë ai. 

Ndonëse ende nuk ka një vendim për tanket Leopard, Ukraina ka rënë dakord të trajnojë forcat e saj ushtarake mbi tanket gjermane Leopard. Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, në një intervistë për Zërin e Amerikës, i cili tha se shpreson që Gjermania t’i hapë rrugë furnizimit të Ukrainës me këto tanke.

Gjermania nuk ka vendosur ende nëse do t'i dërgojë tanket në Ukrainë, apo do të lejojë vendet e tjera të dhurojnë të tyret, pavarësisht presionit ndaj Berlinit për të vepruar. Takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani solli një marrëveshje për furnizimin më shumë automjeteve të blinduara, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve.

Ndërkohë, një tjetër sulm i ashpër vjen nga Rusia në një tjetër rajon. Ushtria ruse njofton se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, ku luftimet u intensifikuan këtë javë pas disa muajsh në një front pothuajse të ngrirë. Gjithashtu, një lajm i mire vjen nga ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko dhe thotë se ekipet e ushtrisë ukrainase  “së shpejti do të arrijnë” në Mbretërinë e Bashkuar për të nisur trajnimet për të operuar tanket Challenger 2.

Por, sipas vlerësimeve të SHBA-së, viktimat ruse janë rreth 188,000, kjo shifër  u zbulua për gazeta “The Sun" me rastin e samitit Ramstein në Gjermani. Gazeta britanike ia atribuoi shifrat "burimeve të Mbrojtjes së SHBA", pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar "një sasi të madhe viktimash, mbi 100,000". Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Wagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120.160, nga të cilët 860 u vranë dje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Kievi: Rusët përpiqen të përparojnë në rajonin e Zaporizhzhias

Forcat ruse po tentojnë një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, si dhe në pjesë të rajonit Donetsk në lindje. Kjo është raportuar nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, cituar nga CNN .

Forcat ruse "kanë kryer ofensiva të pasuksesshme në (Donetsk) dhe vazhdojnë të përpiqen të kryejnë një ofensivë në drejtim të Bakhmut dhe Zaporizhzhya, duke intensifikuar përdorimin e aviacionit", raporton Buletini i Shtabit të Përgjithshëm.

Më herët sot, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte pushtuar disa fshatra pranë Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhya. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk komentoi, por raportoi zjarr artilerie kundër 25 vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhya.

Ora 21:18
SHBA i shpalli organizatë kriminale, kreu i grupit Wagner letër Shtëpisë së Bardhë: A mund të na sqaroni krimin që kemi kryer?

1674332446_maxresdefault.jpg

Kreu i grupit mercenar rus Wagner ka publikuar në Telegram letrën që i ka drejtuar Shtëpisë së Bardhë pasi SHBA i shpalli organizatë kriminale. Në një letër dretuar zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë John Kirby, kreu i grupit Yevegny Prigozhin e pyeste: “Ju lutem, a mund të sqaroni cfarë krimi është kryer nga grupi ëagner?”

Kirby e quajti Wagnerin "një organizatë kriminale që po kryen mizori të përhapura dhe shkelje të të drejtave të njeriut" duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Ora 21:10
Inteligjenca britanike: Rusët mund të avancojnë në Bakhmut

1674209119_Ukraine.JPG

Situata në front në Ukrainë është përgjithësisht ‘në një ngërç’, por ekziston një mundësi reale e një avancimi lokal të trupave ruse rreth Bakhmutit. Ky është vlerësimi i inteligjencës ushtarake britanike, në përditësimin e saj të fundit mbi këtë temë.

'Në ditët e fundit luftimet më të ashpra janë përqendruar në tre sektorë. Në veri-lindje, afër Kreminës, Ukraina ndoshta ka bërë hapa të vegjël përpara dhe është mbrojtur me sukses ndaj një kundërsulmi rus. Rreth rajonit të Donetsk, në sektorin Bakhmut, trupat ruse dhe grupi i mercenarëve Wagner po avancojnë në qytetin  Soledar. Në jug, sulmet janë përqëndruar në rajonin e Zaporizhzhia'- thuhet në raportin e inteligjences britanike.

Ora 15:19
Zelensky i përlotur merr pjesë në funeralin e ministrit të brendshëm dhe zyrtarëve, vdiq nga rrëzimi i helikopterit

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shihet në funeralin e personave që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit të së mërkurës.

Katërmbëdhjetë njerëz u vranë, duke përfshirë ministrin e brendshëm Denys Monastyrsky, zëvendësministrin e tij të parë dhe sekretarin e tij të shtetit.

Zelenskyy dukej se kishte lot në sytë e tij teksa mori pjesë në funeralin me gruan e tij, Zonjën e Parë Olena Zelenska.

Ora 13:58
Trupat ukrainase së shpejti do të trajnohen në Britani

Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se ekipet ukrainase të tankeve “së shpejti do të arrijnë” në Mbretërinë e Bashkuar për të nisur trajnimet për të operuar tanket Challenger 2. Këto lloje tankesh, zyrtarët britanikë kanë premtuar se do t’i dhurojnë Ukrainës. Në një video-intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë dhënë më 20 janar, Prystaiko tha se “ekipet pritet së shpejti të nisin trajnimet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ekipet e sistemeve të artilerive të rënda veçse po trajnohen, ndërkaq operatorët e tankeve do të arrijnë së shpejti”, tha ai.

Londra më 14 janar njoftoi se do të bëhej shteti i parë që do t’i ofrojë Ukrainës tanke moderne luftarake që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Britania ka deklaruar se do t’i japë Ukrainës 14 tanke, teksa vëzhguesit kanë spekuluar se kjo lëvizje do të inkurajojë edhe mbështetësve të tjerë perëndimorë të Kievit të ndjekin shembullin e Londrës.

Gjermania i ka rezituar presionit të disa aleatëve të NATO-s për të dhënë dritën jeshile që Kievi të pajiset me tanket e prodhimit gjerman, Leopard 2. Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Grupit të Kontaktit të mbajtur në Gjermani më 20 janar, nuk u arrit ndonjë pajtim për këtë çështje.

Berlini dhe aleatët e tij në NATO kanë rreth 2.000 tanke Leopard në mbarë kontinentin, por transferimi i tyre në Ukrainë do të kërkonte miratimin e Gjermanisë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në takimin në Gjermani se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë kanë krijuar një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që ata besojnë se do të ofrojë sukses të mjaftueshëm pasi forcat e Kievit të trajnohen që të përdorin këto pajisje.

Prystaiko tha se tanket britanike “do të ndryshojnë situatën në terren”, duke shtuar se “avionët do të jenë hapi i radhës”. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka diskutuar për transferimin e tankeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 14 janar./REL

Ora 13:49
Ushtria ruse njofton se ka nisur një ofensivë në Zaporizhzhi

1674282870_Screenshot2.jpg

Një tjetër sulm i ashpër vjen nga Rusia në një tjetër rajon. Ushtria ruse njofton se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, ku luftimet u intensifikuan këtë javë pas disa muajsh në një front pothuajse të ngrirë.

Në raportin e përditshëm, ushtria thotë se ka kryer "operacione sulmuese" në rajon dhe janë në pozicione më të favorshme.

Kujtojmë që edhe beteja në Soledar vazhdon të jetë e ashpër, gjithashtu edhe në Bakhmut. Mediat italiane kanë raportuar nëpërmjet ish-oficerit të lartë të inteligjencës dhe sigurisë, Philip Ingram , për një përditësim mbi atë që po ndodh në terren në Ukrainë dhe ai është shprehur se edhe në Bakhmut po ndodhin ende luftime prej muajsh dhe është një ndër rajonet i luftuar më ashpër nga ushtrua ruse.

Z. Ingram thotë se forcat ruse  pasi kanë kapur fshatin Soledar në veri - ani po lëvizin në jug të Bakhmut dhe po përpiqen ta rrethojnë atë.

"Ukrainasit po mbrohen jashtëzakonisht mirë", thotë ai

Ora 12:41
Kiev: Masakra e ushtarëve rusë, 860 burra të vrarë në një ditë të vetme, 120 mijë ushtarë të vrarë që nga fillimi i luftës, SHBA: Shifra e humbjeve më e lartë

1673952475_sdfvs.JPG

Dëmet e luftës në njerëz janë në shifra të larta për të dyja frontet e luftës, gjithashtu edhe dëmet në infrastrukturë e sisteme elektrike. Ukrainë thotë se Rusia humbi 860 burra në një ditë të vetme, duke i çuar humbjet e saj në 120,160 që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që megjithatë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas raportit ushtarak ukrainas, deri më tani humbjet ruse arrijnë në rreth 120,160 ushtarë 3,140 tanke, 6,256 automjete të blinduara, 2,135 sisteme artilerie, 443 raketahedhës të shumëfishtë, 220 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse do të kishin humbur gjithashtu 287 avionë, 277 helikopterë, 4918 automjete, 17 njësi detare dhe 1891 dronë.

Ndërkohë SHBA e konsideron më të rëndë gjendjen e Rusisë pasi pretendon që Rusia ka humbur më shumë ushtarë në luftë krahasuar me raportin e Ukrainës, që përsëri theksohet se ka nevojë për përditësim për një numër të saktë.

Por, sipas vlerësimeve të SHBA-së, viktimat ruse janë rreth 188,000, kjo shifër  u zbulua për gazetën Sun me rastin e samitit Ramstein në Gjermani. Gazeta britanike ia atribuoi shifrat "burimeve të Mbrojtjes së SHBA", pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar "një sasi të madhe viktimash, mbi 100,000". Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Ëagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120.160, nga të cilët 860 u vranë dje.

Ora 11:57
SHBA: Koreja e Veriut po furnizon me raketa Rusinë, foto në trenat rusë

SHBA publikoi fotot e deklasifikuara së fundmi të vagonëve rusë të trenave që udhëtonin nga Federata Ruse në Korenë e Veriut në nëntor, në atë që SHBA beson se ishte dërgimi fillestar i raketave për përdorim nga mercenari i organizatës Wagner në Ukrainë.

Janë publikuar imazhe dhe harta të transportit të armëve me hekurudhë.

Administrata amerikane njoftoi ditën e djeshme se do të përcaktojë organizatën mercenare ruse Wagner Group si një "organizatë kriminale transnacionale" dhe do të vendosë sanksione të tjera javën e ardhshme kundër grupit dhe rrjetit të tij mbështetës në mbarë botën. 

"Këto veprime njohin kërcënimin transkontinental që paraqet Ëagner, duke përfshirë modelin e tij të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal," u tha gazetarëve  Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikimet Strategjike John Kirby, përpara njoftimit të Departamentit të Thesarit.

Ora 10:20
Kiev: Pavendosmëria Gjermanisë për të na furnizuar me tanke ‘Leopard’ është një zhgënjim

Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas Andriy Melnyk shprehu zhgënjimin me pavendosmërinë e Gjermanisë për dërgimin e tankeve të saj Leopard 2 në Ukrainë. Duke folur për CNN, ai e quajti mungesën e veprimit të Gjermanisë një "zhgënjim" pasi lavdëroi Mbretërinë e Bashkuar për ecjen përpara me angazhimin e tankeve Challenger 2, duke shtuar se ai shpresonte se masa mund të nxiste vendet e tjera të ndiqnin shembullin e Britanisë.

“Mbretëria e Bashkuar është kombi i parë që dorëzon tanke Challenger 2 dhe kjo mund të jetë një shkas, shpresojmë, për vendet e tjera, por fatkeqësisht jo ende për Gjermaninë," tha Melnyk.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Teatri i Gjilanit me ‘Tartufin” në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek “Artet”! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!

Teatri i Gjilanit me ‘Tartufin” në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek “Artet”! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!