Lufta ndaj COVID-19, Franca dhe Polonia nisin sot shtetrrethimet, Greqia lehtëson masat

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 Polonia dhe një e treta e popullsisë franceze zgjohen sot në shtetrrethim.  Ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës po përjeton një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, duke bërë që disa vende të mendojnë për kufizime të reja, të nxitura këto edhe nga një mungesë e vazhdueshme të vaksinave.

Në Francë, masat janë më fleksibile dhe më pak kufizuese sesa një vit më parë, kur veri hyri në shtetrrethimin e parë. Shumica e dyqaneve do të mbyllen, por francezët mund të lënë shtëpitë e tyre për periudha të pakufizuara kohore,  në një rreze prej 10 kilometrash. Në shtetrrethim do të futen 16 rajone mes tyre edhe Parisi, rreth 21 milion njerëz.

Disa orë para se masat e reja të hynin në fuqi, u krijuan radhë pothuajse 400 kilometra në dalje të Parisit ku qytetarët mundoheshin ti shpëtonin kufizimeve dhe largoheshin në drejtim të rajoneve pa shterrethim. 

Polonia për tre javët në vijim do të jetë në shtetrrethim të plotë. Masa erdhi pasi spitalet u tejmbushen, të sëmurët në terapitë intensive u rriten tejmase dhe numri i të infektuarve po ashtu. Shkak për këtë është mutacioni i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar,  i cili po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ekspertët thonë se më e keqja nuk ka ardhur ende.

Masa është një kthesë mbrapa pasi qeveria polake lehtësoi kufizimet në shkurt, duke dalë kundër trendit në shumë vende të tjera evropiane me hotele, muze, kinema, teatro dhe pishina të hapura.

Nga e diela, Gjermania do të kufizojë kalimet kufitare me Poloninë, një vend i klasifikuar tanimë si një zonë "me rrezik të lartë" nga organet shëndetësore Instituti Robert Koch (RKI). Qipro dhe Bullgaria - të cilat njoftuan një bllokim të ri 10-ditor këtë javë - janë vendosur gjithashtu në të njëjtën kategori.

Edhe zyrtarët në Gjermani kanë paralajmëruar se vendi mund të përballet me masa më të rrepta deri në Pashkë.

Hungaria, në anën tjetër zgjati kufizimet për një javë tjetër pasi pati një rritje rekord të rasteve pavarësisht nga fakti se vendi ka nivelin e dytë më të lartë të vaksinimit në BE pas Maltës.

Bosnja po ashtu po përballet me një valë të re të infeksioneve duke bërë që vendi të hyjë në një shtetrrethim të ri. Vendi ballkanik nuk ka filluar vaksinimin masiv të qytetarëve, deri tani nuk ka pasur masa të rrepta dhe ndryshe nga shumica e vendeve evropiane ka mbajtur të hapura vendpushimet e skive gjatë gjithë sezonit të dimrit.

Greqia në anën tjetër do të lehtësojë disa nga masat kufizuese anti-COVID javën e ardhshme, në kuadër të një plani për të rihapur gradualisht ekonominë dhe për lehtësimin e mërzisë së qytetarëve, edhe pse spitalet mbeten nën presion për shkak të infeksioneve të larta.

Parqet arkeologjike dhe sallonet e bukurisë do të hapen duke filluar nga e hëna, ndërsa një shtetrrethim kombëtar gjatë orëve të natës do të vendoset në fundjavë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja