TIRANE- Një nga mamografët e lëvizshëm i përuruar vetëm një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë u stacionua këtë të mërkurë në ambientet e Ministrinë e Mbrojtjes në një aktivitet sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjiri, ku vëmendja është përqendruar tek gratë e Forcave të Armatosura. Gra dhe vajza ushtarake e civile që punojnë në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe në struktura të tjera të garnizonit “Skënderbej”, kanë bërë sot ekzaminimin pranë njësisë së momografisë së lëvizshme që kishte ardhur enkas për këtë qëllim.

Duke i ftuar të gjitha gratë që të bëjnë mamografinë, ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të grave ndaj kësaj sëmundje, pasi edhe në radhët e grave ushtarake janë të shumta rastet e diagnostikuara me kancer gjiri.

“Kanceri i gjirit njihet si një nga sëmundjet më të përhapura, duke u cilësuar atë si vrasësi i parë që shkakton vdekje tek gratë. Ashtu si në çdo fushë, kujdesi i qeverisë shqiptare është rritur akoma më shumë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ne do të rrisim më tej kujdesin dhe jemi duke ndërmarrë hapa konkretë, me qëllim realizimin falas të vizitave ekzaminuese për gratë dhe vajzat që punojnë në Forcat e Armatosura. Le t’i shpallim luftë këtij armiku vrastar, duke u bërë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme për veten tonë. Mesazhi im buron nga forca dhe guximi i shumë grave, të cilat e kanë sfiduar këtë sëmundje, duke i mposhtur të gjitha vështirësitë me të cilat ato janë përballur. Lufta kundër kancerit të gjirit është beteja jonë e përbashkët, është beteja për jetën”, u shpreh ministrja Kodheli.

Me këtë rast, ministrja Kodheli ka falënderuar veçanërisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për interesimin dhe kujdesin e tij të drejtpërdrejtë në këtë fushatë të gjerë sensibilizuese lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit.

Ndërsa ministri Beqaj foli për masat që qeveria ka ndërmarrë për t’iu gjendur pranë grave në këtë beteje, duke ftuar gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të bëjnë ekzaminimin falas në aparatin e mamografisë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO