TIRANË - Publikohet në fletoren zyrtare 4 ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, vendimi për të dërguar municione luftarake, si fishekë për kallashnikovë dhe Granada e predha mortajash duke i hapur rrugën dërgimit të 89 mijë municioneve në drejtim të zonave të nxehta të Kurdistanit për Ushtrinë e Irakut.
 
Dërgesa mësohet se është parashikuar për ditën e enjte me avion të posaçëm ushtarak.
 
Në vendimin numër 542, I cili mban datën 15 gusht thuhet se “Për kontributin e Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë për qeverinë e republikës së Irakut, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
Vendosi dhënien, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të armëve dhe municioneve.
 
Duke iu referuar tabelës së zbardhur nga “A1 Report” bëhet fjalë vetëm për municione 22.000.000 copë Fishekë 7.62 mm, model 56; 15.000 copë Granata dore mbrojtëse; 15.000 copë Predha mortaje 60 mm; 12.000 copë Predha mortaje 82 mm; 5.000 copë Predha mortaje 120 mm; 20.000 copë Shtimje 40 mm GHLKT, model 1969
 

vendimi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)