Lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore, 20% më shumë buxhet për zyrën anti-trafik

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. 20% më shumë është rritur buxheti i veçantë për Njësinë Antitrafik dhe veprimtarinë ndërgjegjësuese për trafikimin e personave krahasuar me vitin 2014.
Për herë të parë, 180 viktima të mundshme të trafikimit (125 për vitin 2014 dhe 58 në 6-mujorin e parë të 2015-ës) janë pajisur me kartat e shëndetit dhe përfitojnë falas shërbimin shëndetësor nga fonde të buxhetit të shtetit.
Për herë të parë, 42 fëmijë viktima të trafikimit nisën vitin e ri shkollor me libra falas. Po ashtu, eshtë rritur mbështetja financiare shtetërore për qendrat jopublike me 11 % dhe për qendrën shtetërore me 10%.
Një nga sfidat e qeverisë shqiptare dhe ministrisë së Punëve të Brendshme është mbrojtja sociale, riintegrimi dhe asistenca për viktimat e mundshme të trafikimit. Prej vitit 2014, 44 viktima të mundshme të trafikimit janë të punësuara në ndërmarrje shtetërore dhe private, si, në këpucari, rrobaqepësi, restorante, sekretari, parukeri, etj.
Prej vitit 2014, 12 mikro-biznese janë ngritur për mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të mundshme dhe të familjeve të tyre dhe 3 mikro-biznese të tjera janë në fazën e përzgjedhjes së përfituesve.
Në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër trafikimit të personave, është hartuar Plani i Veprimit për Ri-integrimin Social - Ekonomik të Grave dhe Vajzave Viktima të Mundshme të Trafikimit 2015- 2017.
Trafikimi i brendshem i fëmijeve, përmasat e fenomenit 
Për sa i përket trafikimit të brendshëm të fëmijëve dhe adresimit të problematikave të tjera që shoqërojnë fëmijët në situatë rruge, është hartuar një Plan Veprimi që përmban veprime të qarta dhe konkrete si dhe afate për realizimin e tyre.
Në zbatim të këtij plani veprimi, janë identifikuar gjithsej 340 fëmijë në situatë rruge, janë në menaxhim 123 raste fëmijësh në vend. Neni 124 i Kodit Penal parashikon deri ne 10 vite heqje lirie në rast të braktisjes së fëmijës nga prindi.
Rritja e ndergjegjesimit publik per parandalimin e rasteve
Që prej muajit qershor të 2014, Linja Kombëtare falas 116 006 për identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimeve ka marre mbi 500 telefonata dhe sms per aplikacionin raporto-shpeto. Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ka marrë një dimension të ri me takime me homologët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Italisë, Gjermanisë. Po ashtu, eshte nenshkruar Protokoll bashkepunimi me Malin e Zi dhe Mbreterine e Bashkuar ne fushen e trafikimit.
Referime ne prokurori e gjykatë
Për 6-mujorin e parë të vitit 2015, Policia e Shtetit ka evidentuar gjithsej 44 çështje, ose 15 vepra penale më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015 janë regjistruar nga Prokuroria 25 procedime penale për veprën penale të trafikimit të personave nga 44 çështje për policinë.
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015, janë trajtuar gjithsej 13 çështje ne Gjykate dhe janë dhënë 10 dënime (9 dënime gjatë gjithë vitit 2014). 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit