Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë

Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë

Nga bombardimet izraelite në një nga kampet e Gazës

Bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë të paktën 71 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në Rripin e Gazës.

U regjistruan të paktën 34 sulme ajrore nga IDF. Këtë e raporton Al Jazeera, duke cituar qeverinë e Rripit, të udhëhequr nga Hamasi.

Sulme të rënda janë raportuar në të gjithë enklavën e rrethuar, duke përfshirë të ashtuquajturën zonë humanitare al-Mawasi dhe kampin e refugjatëve Jabalia, në Gazën veriore, e cila është bombarduar vazhdimisht ditët e fundit.

"Sulmet ajrore izraelite shënjestruan civilët dhe infrastrukturën në krime të tmerrshme që shtuan rekordin e trishtuar të pushtimit", denoncoi Hamasi.

Në bombardimet e djeshme (2 Janar) u vranë edhe shefi i policisë së Hamasit dhe zëvendësi i tij.

Kurse ditën e sotme, Izraeli njoftoi se një raketë e lëshuar nga Jemeni, nga rebelët Houthi, e kaloi kufirin. 

"Një raketë u identifikua duke kaluar nga Jemeni në territorin izraelit. Përgjuesit u nisën drejt objektivit, detajet janë duke u shqyrtuar", thuhet në një deklaratë në kanalin Telegram të ushtrisë, por pa dhënë detaje të tjera për dëmet.

Por nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Izraelit kryen edhe katër sulme ajrore kundër objektivave në jug të Alepos, në Siri, në frontin e tretë të tyre të luftës. 

Këtë e raporton televizioni shtetëror sirian. Transmetuesi al-Mayadeen raportoi se fabrikat e armëve që i përkisnin regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asadit u goditën në bastisje, informon 'La Repubblica'.

Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë gjithashtu kanë mbërritur në Damask, në kuadër të bisedimeve të paqes dhe vendosjes së qeverisë së re pas largimit të Assad, ish-presidentit të arratisur në Rusi prej 8 Dhjetorit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ish-kryeministri grek Simitis ndërroi jetë, Majko: Kishte rol të veçantë në miqësinë shqiptaro-greke, ndërtoi tre kampe për shqiptarët e dëbuar të Kosovës

Ish-kryeministri grek Simitis ndërroi jetë, Majko: Kishte rol të veçantë në miqësinë shqiptaro-greke, ndërtoi tre kampe për shqiptarët e dëbuar të Kosovës