Lufta në Gaza/ Vazhdojnë sulmet në Rafah, Netanyahu rikonfirmon ofensivën: Fitorja një hap larg! Biden: Jo operacion pa një plan për evakuimin e palestinezëve

25 persona kanë vdekur nga sulmet izraelite në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC News” se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët.

Më pas ai shtoi: “Fitorja është një hap larg, Rafah është çelësi”. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një telefonatë me kryeministrin Netanyahu i tha se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë. 

Telefonata e Preidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte “e tepruar”.

Ofensiva izraelite ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në Gazën veriore, ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen ende në Gazën qendrore dhe qytetin jugor Khan Younis. Një operacion tokësor në Rafah mund të detyrojë gjithashtu mbylljen e pikëkalimit kufitar, duke ndërprerë një nga rrugët e vetme për dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore shumë të nevojshme.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 20:32
    Joe Biden telefonatë me kryeministrin izraelit, zbardhet porosia e presidentit të SHBA

    1707680215_biden.JPG

    Presidenti i SHBA Joe Biden i ka nënvizuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate se operacioni ushtarak në Rafah në rripin jugor të Gazës nuk duhet të bëhet "pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë e më shumë se një milion njerëzve që gjejnë strehim atje". Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke informuar për përmbajtjen e bisedës telefonike mes Biden dhe Netanyahut.

    Ora 19:18
    Washington Post: Biden dhe Netanyahu po shkojnë drejt një 'ndarjeje' për luftën në Gaza, presidenti amerikan i zhgënjyer

    1707675733_joebiden.jpg

    Presidenti amerikan, Joe Biden është afër një ‘ndarjeje’ me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për luftën në Gaza, "për shkak se ai nuk konsiderohet më një partner produktiv që mund të ndikohet edhe privatisht”.

    Kështu raporton Washington Post, duke cituar disa burime, sipas të cilave “zhgënjimi me Netanyahun ka shtyrë disa nga këshilltarët e Bidenit që të bëjnë presion ndaj presidentit që të jetë më kritik në publik për kryeministrin izraelit për operacionin e tij ushtarak në Gaza”.  Biden deri më tani është treguar diskret sa i përket kritikave për kryeministrin izraelit.

    Ora 18:27
    Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah, Egjipti kërcënon të pezullojë traktatin e paqes

    1707672507_benjaminnetanyahu.JPG

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC Neës” se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët. Por një operacion i tillë ka ngjallur shumë kritika dhe frikë për përhapjen e konfliktit. Së fundmi, Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse dërgohen trupa ushtarake në Rafah, raporton Voa. Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda.

     

    Ora 18:18
    Netanyahu thotë se nuk ka folur me Joe Biden që kur i bëri vërejtje për luftën

    1707672034_netanyahu.JPG

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka folur me presidentin amerikan Joe Biden që kur ai bëri vërejtje për ndërhyrjen ushtarake izraelite në Gaza.

    Ora 17:51
    Irani bën thirrje për përjashtimin e Izraelit nga OKB

    1707670497_okb.jpg

    Presidenti i Iranit bëri thirrje sot që Izraeli të përjashtohet nga OKB-ja dhe përsëriti thirrjen për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

    “Kërkoj që bombardimet izraelite të Gazës të ndalojnë menjëherë dhe që Izraeli të përjashtohetnga Kombet e Bashkuara për masakrën që po kryen në Palestinë”, tha Raisi në sheshin Azadi, në qendër të kryeqytetit Teheran.

     

    Ora 16:06
    Media: Biden dhe Netanyahu do të flasin sot nëpërmjet telefonit për situatën në Gaza

    1705264018_joebiden.JPG

    Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

    Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë nëpërmjet telefonit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë ditës së sotme.

    Këtë e ka bërë të ditur gazetari i Axios, Barak Ravid.

    Ora 15:20
    Egjipti përfundon murin 14 kilometra në kufirin me Gazën

    1707661258_eabtbszetbsre.GIF

    Kufiri mes Gazës dhe Egjiptit

    Pamjet satelitore, të marra nga 22 nëntori i vitit të kaluar dhe 15 janari i këtij viti, të verifikuara nga “Al Jazeera”, tregojnë se autoritetet egjiptiane kanë forcuar sigurinë në kufirin me Rripin e Gazës duke vendosur disa pika kontrolli.

    Më 15 janar, tregonin se ata kishin përfunduar ndërtimin e një muri të ri betoni rreth 14 km të gjatë.

    Më 23 nëntor, autoritetet egjiptiane filluan përfundimin e ndërtimit të një argjinature të vjetër paralel me kufirin, rreth 200 metra larg gardhit ndarës.

    Ora 13:39
    Gaza/ Hamasi: Dy pengje të vrarë në sulmet e fundit izraelite

    1707255495_ghwerynrynsd.PNG

    Sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 96 orët e fundit kanë vrarë dy pengje izraelite dhe kanë plagosur rëndë tetë të tjerë, shkruan në Telegram Brigadat Al Qassam të Hamasit, raporton Guardian.

    "Kushtet e tyre po bëhen më të rrezikshme në dritën e dështimit për t'u siguruar atyre kujdesin e duhur. Izraeli mban përgjegjësinë e plotë për jetën e të plagosurve pwr shkak tw  bombardimeve të vazhdueshme”,- thuhej në deklaratë.

    Ora 12:44
    Lufta në Gaza/ Cameron: I shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në Rafah, zgjidhja optimale është armëpushimi

    1706625727_davidcameron.jpg

    David Cameron

    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga një sulm ei mundshëm ushtarak izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku janë strehuar refugjatët palestinezë dhe bëri thirrje për një armëpushim në luftime.

    "Thellësisht i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”,- shkruan ai në rrjetin social “X”.

    "Prioritet duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve, dhe më pas të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

    Në Rafah, në kufirin me Egjiptin, vlerësohet se më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në Gaza janë të strehuar si pasojë e luftës.

    Izraeli këmbëngul në nevojën për të ndërhyrë në Rafah, të cilin e konsideron bastionin e fundit të Hamasit.

    Ora 11:20
    Gaza/ Tel Avivi ushton nga thirrjet e protestuesve: Të dorëhiqet qeveria Netanyahu ose të pranojë marrëveshjen për pengjet

    1707646681_segvbaesbtsae.GIF

    Tel Avivi ushtoi të shtunën që lamë pas nga thirrjet e mijërave njerëzve të cilët kërkonin lirimin e pengjeve nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe dorëheqjen e qeverisë Netanyahu.

    Familjarët e izraelitëve të cilët mbahen peng nga Hamasi kanë akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për pengimin e negociatave për të arritur një marrëveshje që mund t’i kthejë të afërmit e tyre në shtëpi.

    Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve.

     Qindra protestues bllokuan rrugët kryesore të qytetit dhe të paktën shtatë u arrestuan nga policia.

    Ora 11:01
    Lufta në Gaza/ Familjet e pengjeve izraelite do të denoncojnë Hamasin në Gjykatën e Hagës

    1707645786_szrbnsrnsz.JPG

    Familjarët e pengjeve izraelite

    Familjet e pengjeve izraelite synojnë të paraqesin një ankesë zyrtare kundër Hamasit në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë për "rrëmbim, krime të dhunshme seksuale, tortura".

    Gazeta "Yedioth Ahronot" raportoi se rreth 100 përfaqësues të familjeve të pengjeve do të shkojnë në Hagë të shoqëruar nga avokatë nga Izraeli dhe nga e gjithë bota.

    Objektivi i ankesës është të nxjerrë një urdhër arresti kundër liderëve të Hamasit.

    Në javët e ardhshme, pengjet e liruara do të shkojnë gjithashtu në Hagë për të mbështetur akuzat dhe rrëfyer eskperiencën e tyre.

    Ora 09:38
    Gaza/ Frika se mos qyteti Rafah kthehet në ‘kasaphane’, Netanyahu: Ushtria izraelite do të sigurojë një zhvendosje të sigurt të civilëve

    1707640844_sgtnsrnsrn.JPG

    Benjamin Netanyahu

    Ushtria izraelite do të sigurojë "kalim të sigurt për popullatën civile" përpara sulmit të planifikuar në qytetin Rafah, në jugun e Gazës, duke hedhur poshtë frikën e një "katastrofe".

    Këtë ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një interviste për “ABC News”.

    Pavarësisht alarmit ndërkombëtar mbi masakrën e mundshme në një qytet të mbushur me më shumë se një milion palestinezë, kryeministri izraelit tha se ofensiva ishte vendimtare për të shtypur Hamasin.

    K.M/B.K/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Jeruzalem: 12/02/2024 16:24

      Dhimbje për të gjithë të vrarët dhe të lënduarit. Kush ka lindur, jo vetëm që duhet të jetojë, por gjithashtu dhe patjetër që duhet të jetojë si NJERI, por dijeni mirë dhe mos e harroni kurrë këtë : IZRAELI I GJITHI, I TAKON VETËM IZRAELITËVE DHE VETËM ATYRE!

      Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 11/02/2024 09:52

      Çifut pa shpirt, ky dhjet të dënohet në hagë për holokausin e vitit 2023/2024

      Përgjigju
      • sandri: 11/02/2024 10:34

        te lumt Shkodra e meriton te denohet

    • Sondazhi i ditës:

      A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane

    Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane