Lufta në Rripin e Gazës/ Harris: Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij

Lufta në Rripin e Gazës/ Harris: Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij

Foto: Kamala Harris

"Me këto vrasje, Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij."

"Ata janë një organizatë terroriste dhe me këto vrasje, unë dënoj ashpër brutalitetin e vazhdueshëm të tij, ashtu si e gjithë bota, që nga pengmarrja e deri në masakrën e 1200 njerëzve”, thuhet në një shënim nga nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja për Shtëpinë e Bardhë për Partinë Demokratike, Kamala Harris.

Nga ana tjetër përveç Harris ka reaguar edhe presidenti Joe Biden ku është shprehur se udhëheqësit e Hamasit do ta paguajnë për krimet e tyre.

“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve të tjera", tha Biden.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza! Netanyahu: Kush vret pengjet s'do marrëveshje! Tre agjentë izraelitë të vrarë në Bregun Perëndimor


Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik