Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Spitali Kamal 'Adwan' në Gazën veriore

Izraeli arrestoi doktor Hossam Abou Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore, duke e akuzuar atë se ishte anëtar i Hamasit dhe se përdorte spitalin si qendër komandimi.

Operacioni ushtarak izraelit, i cili gjithashtu çoi në arrestimin e mbi 240 personave dhe zbulimin e armëve, la jashtë shërbimit spitalin, duke përkeqësuar situatën në rajon.

OBSH tha se ishte shqetësuar nga kjo bastisje, duke denoncuar ndikimin shkatërrues në infrastrukturën mjekësore dhe humanitare tashmë të komprometuar rëndë në Gaza.

"Çmontimi sistematik i sistemit shëndetësor dhe rrethimi që zgjati më shumë se 80 ditë në Gazën veriore, vuri në rrezik jetën e 75,000 palestinezëve që mbetën në zonë," tha OBSH në një deklaratë, duke theksuar se spitali tanimë nuk funksionon.

"15 pacientë janë në gjendje kritike. Rreth 70 punonjës të kujdesit shëndetësor u transferuan në spitalin indonezian, i cili nuk ka pajisjet dhe furnizimet e nevojshme për të ofruar kujdesin e duhur", thuhej më tej në deklaratë.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë