Një shqiptar nga Maqedonia është regjistruar si viktima shqiptare e radhës që ka humbur jetën në Siri. Ai është Bashkim Bela nga Shkupi dhe njihet si pjesëtar i forcave rebele siriane në luftë kundër regjimit të Bashar Al Assad.

Agjencia e Lajmeve “INA” në Maqedoni bën të ditur se 23-vjeçari, Bela dyshohet të jetë pjesë e njësive ushtarake të militantëve islamikë të ISIS,  që ka ngritur një shtet islamik mes Irakut dhe Sirisë. Ndërkohë mësohet se në dijeni për ngjarjen e rëndë është tanimë edhe familja e tij.

Bashkim Bela nuk është i pari shqiptar që vritet në shtetin sirian.

Deri më tani rezultojnë të vrarë 30 persona me origjinë shqiptare, 6 nga të cilët janë nga Shqipëria, 13 nga Kosova, 8 nga maqedonas dhe 2 shqiptarë të Luginës së Preshevës. 140 persona mësohet të jetë numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane, të cilët veprojnë në dy grupe të ndara në Alepo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)