Është ende mister vdekja e papritur e ministrit të jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei i cili të hënën kishte planifikuar një takim me homologun rus, Sergei Lavrov. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës të cilën kanë thënë se janë të shokuar. Por gjithsesi Kievi vijon ta shohë si një çështje që ka vënë dorë Kremlini.
"Ai mund të jetë helmuar. Pasardhësi i mundshëm i Lukashenkos, ai ishte një nga të paktët që nuk ishte nën ndikimin rus.”- pretendon Moska.
Sakaq, Kievi vijon të jetë në terr, plot 130,000 njerëz në Ukrainë janë pa energji elektrike. Këtë realitet, Presidenti Zelensky e ka krahasuar me shfarosjen nga uria e shkaktuar nga ish Bashkimi Sovjetik 90 vite më parë. Zelensky e ka shpjeguar terrin në Kiev si metodologjinë moderne të pasojave të pushtimit rus.
Dikur mundoheshin të kishin ndikim të plotë duke ndërprerë rezervat ushqimore e ndërsa sot me errësirën e të ftohtin, e gjitha kjo sipas Zelenskyt është taktika e Rusisë që vendet perëndimore të ndjejnë varësi nda Federatës Ruse.
"Dikur donin të na shkatërronin me uri, tani me errësirë dhe të ftohtë".- tha Zelenksy.
Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete të vetëdrejtuar të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa, e prodhuar në vitet 1980, mund të jetë mbushur me materiale metalike të rënda për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, tha në një raport ministria britanike e mbrojtjes. Megjithëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i shtytësit dhe energjia kinetike, nuk ka gjasa të jetë efektive në goditjen e objektivave. Por këto lloj raketash mund të përdoren nga Rusia për të bllokuar forcën ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht nga përdorimi i synuar, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo nënvizon faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.
NATO ka paralajmëruar zbrazjen e arsenaleve të vendeve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan New York Times.
Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, kombet evropiane zbatuan "dividendin e paqes", duke zvogëluar në mënyrë drastike buxhetet e tyre të mbrojtjes, ushtritë dhe arsenalet e tyre. Me ngritjen e Al Kaedës gati një dekadë më vonë, terrorizmi u bë objektivi për t’u goditur, duke kërkuar investime të ndryshme ushtarake dhe forca më të lehta e më shumë ekspedita. Edhe angazhimi i gjatë i NATO-s në Afganistan kishte pak ngjashmëri me një luftë tokësore në Evropë, e rëndë në artileri dhe tanke, pasi pothuajse të gjitha ministritë e mbrojtjes mendonin se nuk do të përsëritej kurrë.
Në Ukrainë, lloji i luftës evropiane që mendohet i paimagjinueshëm është zbrazja e rezervave modeste të artilerisë, municionit dhe mbrojtjes ajrore të asaj që disa në NATO i quajnë "ushtritë bonsai" të Evropës, sipas pemëve të vogla japoneze. Edhe Shtetet e Bashkuara të fuqishme kanë vetëm rezerva të kufizuara të armëve që ukrainasit duan dhe kanë nevojë, dhe Uashingtoni nuk është i gatshëm të devijojë armët kryesore nga rajone delikate si Tajvani dhe Koreja, ku Kina dhe Koreja e Veriut po testojnë vazhdimisht kufijtë.
Tani, nëntë muaj pas luftës, papërgatitja thelbësore e Perëndimit ka nisur një përplasje të çmendur për të furnizuar Ukrainën me atë që i nevojitet, ndërkohë që ka rimbushur rezervat e NATO-s. Teksa të dyja palët përdorin armët dhe municionet me një ritëm të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, konkurrenca për të mbajtur arsenalet në gatishmëri është bërë një front kritik që mund të jetë vendimtar për përpjekjet e Ukrainës.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se energjia elektrike, uji, ngrohja dhe komunikimet janë restauruar pothuajse plotësisht në kryeqytet dhe se puna e riparimit në rrjetin elektrik është në fazën përfundimtare.
Sipas autoriteteve, që nga mëngjesi i sotëm shumica e banorëve të qytetit jo vetëm kanë energji elektrike, por nuk ka as ndërprerje emergjente dhe stabilizimi:
"E gjitha kjo falë furnizimit të rikthyer dhe të qëndrueshëm me energji elektrike dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike nga abonentët. E njëjta situatë. për ujësjellës, ngrohje dhe komunikim: çdo gjë funksionon normalisht. Ka mundësi vetëm emergjenca lokale”.
Plani i parë pesë-vjeçar i Stalinit përfundoi në vitin 1932 me një shfarosje nga uria që kishte filluar në fund të viteve 1920 dhe zgjati deri në vitin 1933. Historianët ende debatojnë për numrat, por askush nuk dyshon se Holodomor, zia e madhe e urisë që sovjetikët i shkaktuan ukrainasve solli vdekjen e miliona personave.
Kolektivizimi sovjetik, rrëmbimi i tokave dhe krijimi i kolkozeve, shkuan paralelisht me persekutimin e kulakëve, fshatarëve të pavarur, të cilët Stalini deklaroi që në vitin 1929 se donte t'i "shfaroste si klasë".
Mbrëmjen e djeshme, ukrainasit kanë ndezur qirinj në sheshin kryesor të Kiveit në përkujtim të Holodomor.