Në bisedën e tyre telefonike, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan për luftën në Ukrainë, por edhe për çështjet e energjisë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë dhe zhvillimet rajonale duke përfshirë Sirinë.
Kështu bëri me dije Presidenca turke duke shtuar se Erdogan i shpjegoi Putinit se përpjekjet për paqe që do t’i japin fund luftës në Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm.
Lajmi kryesor:
Moska shpall armëpushim 36-orësh me rastin e Krishtlindjeve ortodokse! Putin: Ukraina të bëjë të njëjtën gjë! Zelensky: Dëshiron të ndalojë përparimin tonë








