SHBA: Ukraina qëndron pas vrasjes së vajzës së aleatit të Putin! Rusia bën çeçenin Kadyrovin gjeneral-major! Kiev: Çlirimi i Luganskut ka filluar! Tjetër varr masiv në Lyman

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko deklaroi  të martën se vendi i tij është përfshirë në luftën Rusi-Ukrainë, por se nuk është një palë ushtarake aktive në konflikt.  Ai më pas tha se vendi i tij po “merr pjesë" në luftë duke parandaluar përhapjen e saj në Bjellorusi dhe duke parandaluar "një sulm ndaj Bjellorusisë nën këcënimin nga një operacion special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia".

Lukashenko shtoi se Bjellorusia është gjithashtu e përfshirë në konflikt si një pikë hyrjeje për refugjatët. Ai tha  se vendi i tij nuk po planifikon të shpallë ndonjë "mobilizim ushtarak", por se synon të mësojë nga përvoja e Rusisë. 

Komisioni Evropian ka dorëzuar pesë milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë, për banorët që jetojnë pranë termocentralit bërthamore të vendit, sipas njoftimit nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic në një intervistë me grupin e medias gjermane RND. Këtë e raporton “Unian”.

Kujtojmë se në fund të gushtit, Komisioni Evropian njoftoi se do t'i dhurojë Ukrainës 5.5 milionë tableta jodur kaliumi "si një masë parandaluese e sigurisë kundër rrezatimit dhe për të rritur nivelin e mbrojtjes rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia". Dozat e dorëzuara tashmë vijnë nga rezervat e urgjencës së RescEu, ndërsa 500,000 doza të tjera janë ofruar nga Austria.

Ditën e djeshme, policia ukrainase raportoi se kishte zbuluar një dhomë torture në fshatin Pisky-Radkivski, në rajonin e Kharkiv, të rimarrë nën kontroll së fundmi nga ushtria e Kievit ku banorët vendas janë mabjtur në kushte çnjerëzore.

"Një dhomë torture në Pisky-Radkivski. 2 foto. Një maskë gazi e vendosur në kokën e një viktime, e cila u mbulua me një leckë të djegur dhe u varros për së gjalli. Dhe një kuti me kurora dentare ari. Një mini Aushvic. Sa do të tjerë. do të gjendet në Ukrainën e pushtuar?”. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkruan në Twitter. 

Maska e gazit, materialet e gjetura në dhomën e torturës në Kharkiv

Bashkimi Evropian ka miratuar sot sanksione të reja kundër Rusisë. Kjo vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës.

Sanksionet e fundit, të miratuara të mërkurën në mëngjes nga ambasadorët e BE-së, paraqesin gjithashtu ndalimin e ri të eksporteve dhe importeve, si dhe një dispozitë krejt të re që do të pengonte shtetasit e BE-së të ulen në bordet drejtuese të kompanive shtetërore ruse. Individë dhe subjekte të reja të akuzuar për minimin e sovranitetit territorial të Ukrainës  i shtohen ‘listës së zezë’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Gjendet një tjetër varr masiv në Lyman, mbi 50 viktima

1665001697_FeUekYaXwAAPwQ7.jpg

Më shumë se 50 varre civile u gjetën në qytetin Lyman, në rajonin e Donetskut, të çliruar nga ushtria ukrainase. Nga sa mësohet jo të gjithë trupat janë identifikuar dhe disa varre tregojnë numra të thjeshtë.

Ora 22:10
VIDEO/ Rusët ‘të lodhur’ nga lufta, momenti kur ngrenë flamurin e bardhë mbi tank, shtrihen me fytyrë në tokë dhe dorëzohen

 

Përparimi ukrainas në frontet në Ukrainën lindore dhe jugore i gjen njësitë ruse të rraskapitura. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet momenti se si rusët dorëzohen përballë ukrainasve. Në pamje duket teksa rusët që janë brenda një automjeti të blinduar ngrenë një flamur të bardhë. Ata dalin nga automjeti dhe shtrihen me fytyrë përtokë .

Menjëherë ukrainasit, të cilët janë vigjilentë dhe të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshme, i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit. Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët , por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase.

Ora 21:09
SHBA: Ukraina qëndron pas vrasjes me bombë në makinë të vajzës së aleatit të Putin

1664997661_54dd.JPG

Inteligjenca amerikane beson se qeveria e Kievit qëndron pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës aleatit të Putinit, Alexander Dugin. Kjo u zbulua nga burime për Neë York Times , duke deklaruar se SHBA "nuk mori pjesë në sulm, as nuk dha informacion apo forma të tjera ndihme". Zyrtarët raportojnë gjithashtu se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të operacionit dhe do ta kishte kundërshtuar nëse do të konsultoheshin.

Ukraina e ka mohuar gjithmonë përfshirjen e saj në vrasjen e Dugina -s , dhe zyrtarët e Kievit e mohuan përsëri kur u pyetën për vlerësimin e inteligjencës amerikane. Prandaj, New York Times thekson se amerikanët janë të acaruar nga mungesa e transparencës së Ukrainës në lidhje me planet e saj ushtarake.

Ndërsa Pentagoni dhe agjencitë e spiunazhit kanë ndarë informacione me ukrainasit duke i ndihmuar ata të lokalizojnë postet e komandës ruse, linjat e furnizimit dhe objektivat e tjera kyçe, ukrainasit nuk kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Zyrtarët e administratës së Uashingtonit nuk kanë zbuluar se cilët elementë të qeverisë së Kievit kanë autorizuar misionin, kush e kreu sulmin ose nëse presidenti Volodymyr Zelensky e miratoi misionin.

Për sulmin e 20 gushtit në Moskë , Rusia akuzoi hapur Kievin , me argumentin se shpërthimi i makinës në të cilën po udhëtonte gruaja u shkaktua nga një bombë e shpërthyer nga një agjent ukrainas i cili iku në Estoni.

Ora 17:31
Putin promovon liderin çeçenin, e bën gjeneral-major

Togeri i Vladimir Putinit në Çeçeni, Ramzan Kadyrov , i akuzuar për shkelje shumë të rënda të të drejtave të njeriut dhe nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, deklaroi në ditëlindjen e tij se iu dha grada e gjeneral kolonelit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në kanalin e tij në Telegram.

"Dua të ndaj një lajm tjetër të mirë me ju. Presidenti i Rusisë më dha gradën Gjeneral Kolonel. Dekreti u dha me numrin 709. Vladimir Vladimirovich më njoftoi personalisht dhe më përgëzoi," shkroi Kadyrov.

Ora 16:25
Frika për sulm bërthamor në Ukrainë, në Kiev shpërndahen pilula për mbrojtje nga rrezatimet

1664980065_4d7e45284b104ef58e87b450fdf2a3581024x576.jpg

Teksa është shtuar frika për sulm bërthamor nga Rusia, autoritetet në Kiev kanë filluar të shpërndajnë pilula me jod kaliumi, shkruajnë mediat franceze.

Bashkia e kryeqytetit ukrainas ka konfirmuar se po furnizon me pilula qendrat e evakuimit në përgatitje për një sulm të mundshëm bërthamor.

Pilulat përmbajnë jod kaliumi, i cili mund të ndihmojë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm (si jodi radioaktiv-131) nëse merret pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

Ora 14:52
Avancimi ukrainas në rajonet e aneksuara, Peskov: Pavarësisht se trupat ruse po tërhiqen, do t’i rimarrim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës pavarësisht se po tërhiqen.

Peskov në një deklaratë për BBC-në tha se territoret “do të jenë me Rusinë përgjithmonë, ato do të rimerren”. Javën e kaluar Rusia aneksoi katër rajonet e Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pasi zhvilloi referendumet të cilësuar se “farsë” dhe të panjohura nga Perëndimi.

Ukraina nga ana tjetër deklaron se ka bërë përparime të mëdha në rajonet që Rusia i ka shpallur të aneksuara, ku së fundmi rasmori një fshat kyç në rajonin Kherson.

Ora 13:55
BE, dritë jeshile për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

1664970990_Screenshot7.jpg

Ka një marrëveshje mes të 27 vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian  për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë kufirin e çmimit të naftës.

Ky vendim është marrë pas takimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare. Formalizimi i miratimit të paketës së tetë do të vijë me procedurë me shkrim.

Ora 13:46
 Lavrov: Termocentrali Zaporizhzhia do të funksionojë nën mbikëqyrjen ruse

1664363494_Lavrov.png

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Moskës. Njoftimi vjen pasi Putini aneksoi zyrtarisht rajonin e Zaporizhzhia së bashku me tre të tjerë këtë javë. Centrali bërthamor, më i madhi në Evropë, ka qenë nën pushtimin rus dhe vendi i tij është granatuar disa herë.

Mbikëqyrja bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime serioze për sigurinë e saj dhe ka bërë thirrje për çmilitarizimin e zonës përreth. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, do të vizitojë Moskën për të diskutuar situatën në termocentral.

Ora 13:08
Ukraina: Fillon çlirimi i Luganskut! Kemi marrë nën kontroll disa vendbanime

Kreu i administratës ushtarake rajonale Sergy Gaidai tha se ushtria ukrainase ka filluar çlirimin e Luganskut dhe disa vendbanime janë çliruar pa specifikuar numrin e tyre.

"Çlirimi i rajonit të Luganskut ka filluar, disa vendbanime tashmë janë çliruar nga pushtuesit rusë", th Sergy Gaidai në një mesazh video, siç raportohet nga UNIAN. 

Ora 11:19
Zelensky thirrje për krijimin e një "gjykatë speciale" për të ndjekur liderët rus për krimet kundër Ukrainës

1664876893_300516volodymyrzelensky2.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të mërkurën për krijimin e një "gjykate speciale" për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës.

"Ne duhet t’i nxjerrim para drejtësisë ata. Ata që kanë kryer krimin. Ne ende nuk kemi një bazë të tillë institucionale për të kërkuar përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe ushtarake ruse për krimin e agresionit", tha ai në një konferencë në Paris . 

Zelensky vlerësoi punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetimin e krimeve të dyshuara të kryera nga trupat ruse në territorin ukrainas. Por ai shtoi se “që krimi origjinal i agresionit të armatosur të marrë gjithashtu një përgjigje të drejtë, ne duhet të plotësojmë aktivitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.

“Duhet të krijohet një gjykatë speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës. Në mënyrë që të mund të ndëshkojë ata që, për fat të keq, nuk mund të arrihen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe të gjitha institucionet e tjera gjyqësore të disponueshme në botë. Ju të gjithë e dini se si udhëheqja e Rusisë, e fshehur pas historive të rreme për sovranitetin shtetëror, i shmanget përgjegjësisë së drejtë për atë që ka bërë. Ne duhet ta kapërcejmë atë”, tha Zelensky.

Ora 10:27
Japonia do të rihapë ambasadën në Kiev pas mbylljes 7-mujore

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të mërkurën pas një mbylljeje shtatë mujore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Në një konferencë për shtyp, shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve: "Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur të rihapim ambasadën japoneze në Kiev duke marrë parasysh masat e mjaftueshme të sigurisë".

Japonia mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Kiev në fillim të marsit, duke transferuar anëtarët e stafit dhe operacionet në një zyrë të përkohshme ndërlidhëse në qytetin perëndimor të Lviv. Stafi i ambasadës u largua nga Ukraina disa ditë pasi pushtimi rus i Ukrainës u intensifikua. Kjo lëvizje e Japonisë vjen pasi disa vende të tjera të Grupit të Shtatë gjithashtu rifillojnë operacionet diplomatike në Ukrainë.

Ora 08:59
Vladimir Putin nënshkruan ligjet për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës

Edhe pse kundërshtohet nga e gjitha bota, Presidenti rus Vladimir Putin nuk tërhiqet. Ai ka nënshkruar katër ligjet që ratifikojnë aneksimin e pretenduar nga Federata Ruse të rajoneve të pushtuara ukrainase Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Sipas asaj që shkrujanë mediat ruse në dokumentet e firmosura shkruhet se “Kufijtë e subjekteve të reja të Federatës, siç vijon nga traktatet, do të përcaktohen nga kufijtë që ‘ekzistonin në ditën e formimit dhe pranimit të tyre në Federatën Ruse’.”

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 06/10/2022 09:40

    Duket qe ukraina se bashku me naton e Usa po e mundin ne fushbetej ruset Por nje merek kam sikur larg qoft rusi ngre aviacionin per luft si do behet halli i ukraines dhe i joni bashk sepse agjensit e huaja thon qe rusi ka mbi 7000 aviona gjuejtasa bombardus

    Përgjigju
  • Rusja: 05/10/2022 23:45

    Po si nuk e heqin qafe kete cecenin,i neveritshem qe ne pamje,cojani nje rraket hales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot