Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
Më shumë se një mijë ushtarë të Koresë së Veriut të dislokuar në mbështetje të Rusisë janë vrarë ose plagosur në luftimet kundër forcave ukrainase. Këtë e raportuan Shefat e Shtabit të Koresë së Jugut.
Më shumë se një mijë ushtarë të Koresë së Veriut të dislokuar në mbështetje të Rusisë janë vrarë ose plagosur në luftimet kundër forcave ukrainase. Këtë e raportuan Shefat e Shtabit të Koresë së Jugut.
‘Ne vlerësojmë se trupat e Koresë së Veriut të angazhuara së fundmi në luftime kundër forcave ukrainase pësuan afërsisht 1100 viktima’, u tha në deklaratë.
Ushtria e Koresë së Jugut beson se Koreja e Veriut po përgatitet të vendosë më shumë trupa në Rusi dhe të dërgojë më shumë pajisje ushtarake që mund të përfshijnë ‘dronë vetëvrasës’, si pjesë e planit për të mbështetur Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës.
Ndërkohë luftimet vazhdojnë, në Kiev është shpallur një alarm ajror teksa raportohet se ‘terroristët rusë’ lëshuan dronë kamikazë të tipit Shahed në drejtim të Ukrainës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:26
Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump
Aktualisht nuk ka plane për një takim personal mes Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
‘Nuk ka pasur asnjë impuls të vërtetë deri më tani’, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kishte mundësi për një takim mes dy presidentëve përpara inaugurimit të Trmup në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët Trump tha se parashikon mundësinë për të pasur një takim për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës me Putinin. Më 19 dhjetor, Putin tha në konferencën për shtyp se është gati për një bisedë me Trump dhe se është gati ta takojë atë në çdo kohë.