Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë

Forcat ruse bombarduan 15 zona kufitare të rajonit Sumy të Ukrainës 84 herë. Si pasojë e sulmeve 2 persona vdiqën dhe 9 të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.

Rajoni i Sumit ka qenë prej kohësh një objektiv i bombardimeve ruse në luftën që ka vazhduar për 2 vite e gjysmë.

Ai kufizohet me rajonin jugor rus të Kurskut, nga i cili forcat ukrainase kanë nisur një inkursion që nga fillimi i gushtit.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Zelensky: Shtatëdhjetë dronë mbi Ukrainë, duhet të forcojmë mburojën ajrore

1724911041_volodymyrzelensky.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky

"Këtë natë, armiku lëshoi ​​më shumë se 70 dronë kamikaze Shahed në të gjithë Ukrainën dhe falë forcave tona të mbrojtjes, shumica e tyre u rrëzuan", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Më tej ai thekson se vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen ajrore.

"Ne kemi nevojë për më shumë mundësi për të forcuar mbrojtjen ajrore, kundërajrore dhe mbrojtjen me rreze të gjatë për të vazhduar të mbrojmë jetën dhe njerëzit tanë.

Ne po punojmë për këtë me të gjithë partnerët tanë," shtoi udhëheqësi ukrainas.

Zelensky falënderoi gjithashtu "grupet e zjarrfikësve dhe forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat në rajonet e Kievit, Cherkasy, Zhytomyr, Vinnytsia, Odessa, Sumy, Dnipropetrovsk, Poltava, Kherson, Kharkiv dhe Donetsk u kujdesën për popullin ukrainas gjatë gjithë natës".

Ora 08:27
Takimi Biden-Starmer: Mbështetje për Ukrainën, por akoma nuk kemi marrë një vendim për përdorimin e raketave kundër Rusisë

Foto: Joe Biden dhe Keir Starmer

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, por nuk njoftuan një vendim mbi kërkesën e Kievit për të autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Pritshmëritë ishin të mëdha për takimin mes dy liderëve, por në fund nuk solli lajmin që Kievi kishte shpresuar.

Pas takimit Starmer tha për gazetarët se diskutimet do të vazhdojnë me një "grup më të gjerë njerëzish" gjatë javës së takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më vonë në këtë muaj.

"Ky takim nuk shërbeu për të marrë një vendim konkret," tha Starmer, i cili mbrojti të drejtën e Ukrainës për t'u mbrojtur dhe duke theksuar më tej se NATO do të vazhdojë ta mbështesë atë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli 4'/ Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë afër shkollave e në lokalet e Tiranës! 24 të arrestuar, 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë (EMRAT)

'Tempulli 4'/ Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë afër shkollave e në lokalet e Tiranës! 24 të arrestuar, 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë (EMRAT)