Jo vetëm që nuk do të ketë armëpushim për ditën e Pashkëve, por për më tepër sot në ditën e 53 të Luftës në Ukrainë nuk do të ketë as korridore humanitare për kalimin e civilëve.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar pezullimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga lindja e Ukrainës, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje armëpushimi me ushtrinë ruse.

“Këtë mëngjes nuk arritëm të negocionim një armëpushim në rrugët e evakuimit me pushtuesit. Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, ne nuk do të hapim korridoret humanitare sot, "tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

“Ne po bëjmë thirrje edhe një herë për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, nga Mariupol”, shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta, vijon beteja për Mariupolin! Moska: Vritet komandanti i marinsave ukrainas! Rusia: Sanksionet kundër nesh do falimentojnë Europën! Von der Leyen: Putin po shkatërron vendin e tij