Lufta në Ukrainë/ Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme

Lufta në Ukrainë/ Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Ish-presidenti amerikan dhe njëkohësisht kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump tha se "ndoshta" do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme për të folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Ndoshta po", tha Trump pa dhënë detaje të mëtejshme, kur u pyet nga një gazetar nëse ai do të takohej me udhëheqësin ukrainas.

Ndërkohë raportohet se forcat ruse kanë marrë kontrollin e dy vendbanimeve në rajonin kufitar rus të Kurskut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.

Gjeneralmajori rus Apty Alaudinov, në një video të postuar në Telegram tha se "ushtarët rusë hynë në Nikolayevo dhe Daryino dhe morën kontrollin e tyre".

Sipas Alaudinov, e gjithë linja e frontit po përparon, dhe ushtarët ukrainas që janë dorëzuar.

“Njësitë tona po përparojnë gradualisht, duke çliruar një vendbanim në ditë”, thekson ai.

Në Sudzha, forcat ruse shkatërruan një depo municioni ukrainas, një magazinë me automjete, zona lëshimi të dronëve dhe rrëzuan disa dronë ‘Baba Yaga’.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet