Lufta/ SHBA: Operacioni në Rafah nuk është në shkallë të gjerë! BE: Dënojmë sulmin në selinë e UNRWA në Jerusalem

Lufta/ SHBA: Operacioni në Rafah nuk është në shkallë të gjerë! BE: Dënojmë sulmin në selinë e UNRWA në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se ‘operacioni’ izraelit në në Rafah nuk është në një shkallë të gjerë.

“Shtëpia e Bardhë e sheh gjithmonë operacionin izraelit në Rafah me ‘shqetësim’, por beson se tani për tani ai është ‘i lokalizuar’ dhe jo ‘në shkallë të gjerë’, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ndërkohë, BE ka dënuar sulmit ndaj selisë së UNRWA në Jerusalem.

"BE dënon fuqishëm sulmin ndaj selisë së UNWRA në Jerusalemin Lindor. Autorët e krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi. Është përgjegjësi e Izraelit të garantojë sigurinë e punonjësve humanitar”, shkroi Josep Borrell.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre rreth luftës në Gaza.

"Ne kemi pasur shpesh mosmarrëveshjet tona. Ne ishim në gjendje t'i kapërcejmë ato. Shpresoj se do të jemi në gjendje t'i kapërcejmë edhe tani, por ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë," tha kryeministri izraelit në një intervistë në emisioni amerikan i bisedave Dr Phil Primetime.

Por kryeministri izraelit nuk po tërhiqet nga opsioni ushtarak në vendkalimin Rafah, i kundërshtuar nga Biden deri në atë pikë sa kërcënon se do të ndalojë furnizimet ushtarake për Izraelin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Lufta në Gaza/ Afro 34 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 78 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës 

1713016551_Gaza.JPG

Ministria e Shëndetëisë  në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas ka njoftuar ditën e sotme se 34,943 palestinezë kanë humur jetën në luftën me Izraelit, nga 7 tetori 2023.

Ministria palestineze bën me dije se 78,572 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmve të ashpra izraelite. 

Ora 09:25
Hamasi kërkoi 12 javë armëpushim, Izraeli nuk pranon

1715326113_gaza.jpg

Hamasi ka kërkuar armpushim 12-javor, por Izraeli nuk ka pranuar sepse e konsideron njësoj sikur t'i jepet fund luftës.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt