Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Trupat e tre pengjeve të vrarë

Ushtria izraelite deklaroi dje se kishte gjetur në Gazë trupat e tre pengjeve izraelite që ishin vrarë më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Trupat e gjetur janë të 22-vjeçares Shani Louk, 28-vjeçares Amit Buskila, dhe të 56-vjeçarit Itzhak Gelerenter.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata ishin vrarë më 7 tetor në jug të Izraelit teksa po iknin nga festivali i muzikës Nova, ku militantët e Hamasit i vranë qindra njerëz, dhe se trupat e tyre ishin dërguar në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se “do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjalla dhe të vdekura”.

Ndërkohë Izraeli ndërmori një sulm ajror në Jenin, në veri të Jordanisë, bëjnë të ditur forcat e Mbrojtjes Izraelite citon Haaretz. Sipas burimeve palestineze, sulmi shkaktoi një të vdekur dhe dy të plagosur. Personi i vrarë ishte Islam Hamaisi, një anëtar i grupit militant të Brigadave Jenin i kërkuar nga izraelitët, thanë burimet lokale të cituara nga Gazeta. Mësohet se personi i vrarë ishte në kërkim për vrasjen e një izraeliti në maj të 2023

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje