Lufta për gjuhën/15 vjet përpjekje
për bashkimin gjuhësor të shqiptarëve

Lufta për gjuhën/15 vjet përpjekje<br />për bashkimin gjuhësor të shqiptarëve<br>
"Lajmi më i gëzuar i këtij viti për shqiptarët anembanë: nga Parlamenti i Maqedonisë u miratua Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe! Nderim, mirënjohje e respekt për të gjithë ata që luftuan për ta arritur këtë fitore kombëtare. Bijtë e shqipes ia ngrenë folenë vedit!". Më së fundi SHQIPJA, gjuha shqipe, është gjuhë zyrtare në tri shtete.

Më poshtë po sjell nje kujtim.
Me 2003, me rastin e 95-vjetorit të Kongresit të Manastirit kam marrë pjese në një sesion perkujtimor të kësaj date në Shkup. Ishim pjesëmarrës nga Kosova me kryeakademikun Rexhep Smajli, nga Shqipëria me kryeakademikun Ylli Popa; mbledhjen e hapi kryeakademiku maqedonas Matea Matevski (poet i shquar maqedonas me origjinë shqiptare nga Reka). Të tre këta burra, personalitete, flisnin SHQIP, dhe përfaqesonin tre shtete. Prej atëherë u deshën 15 vjet, që jo vetëm akademikët por të gjithë në Maqedoni, zyrtarisht të flasin shqip..

Pse po e përmend? 
Se kur akademiku Ali Aliu, hapi shqip atë mbledhje perkujtimore të 95-vjetorit të Kongresit të Manastirit, shumë përfaqësues të letërsisë dhe të profesoratit shqip në Shkup, Maqedoni, si p.sh. poeti dhe profesori Nehas Sopaj, ishin si në delir. Ne, nga Tirana pyesnim: Çfarë kishte ndodhur?

Ju nuk e kuptoni se ç'ka po ngjan, na thoshin. Ne po na pranojnë në sallat e Akademisë së Maqedonisë. Eshte hera e parë që salla e Akademisë së Maqedonise hap dyert për gjuhën shqipe, hap mikrofonat për të folur shqip, lejon që profesorët shqiptare (Ali Aliu, Idriz Ajeti, Rexhep Smajli, Alfred Uçi, etj) të ulen si të barabartë e të flasin shqip si në vendin e tyre këtu në Maqedoni, ku ështe kodifikuar së pari alfabeti i gjuhës shqipe.

Profesorët shqiptarë të Shkupit që organizonin punimet përkujtimore të rastit, Kongresin e Manastirit, 1908, për caktimin e alfabetit të shqipes, vetë alfabetin që kemi sot, e vlerësonin si "bashkim gjuhësor" të shqiptarëve. Kështu e kishin shkruar dhe në ftesën e kësaj mbledhjeje përkujtimore në Shkup, në vitin 2003.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi