Lufta/ Ushtria izraelite: Fillon operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës! Hamasi lëshon 250 raketa në Tel Aviv

Pas përfundimit të armëpushimit 7-ditor, Izraeli ka intensifikuar sulmet në jug të Rripit të Gazës rreth Khan Yunis, duke urdhëruar evakuimin e civilëve, ndërsa Hamasi lëshoi ​​breshëri raketash në disa qytete në shtetin hebre.

Hamasi thotë se në bashkëpunim me Xhihadin Islamik kanë lëshuar mni 250 raketa drejt Tel Avivit, por edhe në qytete të tjera, ndërsa dy ushtarë kanë mbetur të vrarë.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite thotë se nën sulmet e tyre kanë qenë edhe tunelet e Hamasit, komandat e Hamasit në terren dhe depot e municioneve. Uhstria thotë se një njësi sulmi nga Brigada e 7-të e Blinduar e Ushtrisë zbuloi dhe vrau 7 anëtarë të Hamasit duke përdorur një dron.

Më shumë se 30 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite që synuan zonat e qyteteve jugore të Khan Younis dhe Rafah në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm. Që nga mbrëmë, sulmet ajrore të vazhdueshme kanë dëmtuar pjesën më të madhe të anës lindore të Khan Younis dhe banorët janë urdhëruar të evakuohen në anën perëndimore të qytetit ose në qytetin e Rafah, raporton Al Jazeera.

Papa Françesku bëri thirrje për armëpushim.

“Situata në Izrael dhe Palestinë është serioze. Është e trishtuar që armëpushimi është prishur, që do të thotë vdekje, shkatërrim dhe mjerim. Shumë pengje u liruan, por shumë ende janë në Gaza. Ne mendojmë për ata dhe familjet që kishin parë një shpresë për të përqafuar përsëri të dashurit e tyre. Ne kemi nevojë për një armëpushim menjëherë”.

Mjetet e blinduara izraelite hynë mbrëmë në Gazën jugore, duke u vendosur në arterien Khan Yunis-Deir el-Ballah. Mjete të tjera të blinduara zunë pozicione në plazhin Deir el-Ballah. Kjo është bërë e ditur nga burime lokale sipas të cilave mbrëmë ka pasur luftime mes ushtrisë dhe milicëve të Hamasit në zonën e afërt të Kararës.

Izraeli zgjeroi sot operacionin tokësor në jug të Gazës. Kjo është konfirmuar nga radio ushtarake. Njësitë tokësore, specifikoi radioja, "po veprojnë në veri të Khan Yunis. Në atë zonë ka automjete të blinduara që kanë filluar të sulmojnë objektivat e Hamasit". Sipas transmetuesit, ushtria synon të zgjerojë aktivitetet e saj tokësore, pasi i është drejtuar vazhdimisht bombardimeve të artilerisë, forcave ajrore dhe marinës në ditët e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Izraeli: Do të duhen vite, por ne do ta eliminojmë Hamasin

1700473443_gaza.jpg

Shërbimet sekrete izraelite kanë marrë udhëzime për të eliminuar liderët e Hamasit kudo që janë: këtë e deklaroi kreu i Shin Bet (siguria e brendshme) Ronen Bar në një fjalim pas dyerve të mbyllura, sipas TV publik Kan. 

"Ne jemi të vendosur ta bëjmë - thotë Bari - kudo që janë: në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Liban, në Turqi, në Katar apo gjetkë. Do të duhen vite, por ne do të jemi atje". 

 

Ora 19:40
Gjykata Ndërkombëtare Penale do të intensifikojë hetimet në territoret palestineze

1701628725_kairm.jpg

Karim Khan

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë se zyra e tij do të “intensifikojë më tej përpjekjet e saj për të çuar përpara hetimet e saj” në territoret e pushtuara palestineze. 

Komenti i tij erdhi pasi ai vizitoi rajonin për herë të parë që nga emërimi i tij.

Ka pasur pretendime të përhapura për shkelje të ligjit ndërkombëtar nga Hamasi dhe forcat izraelite që nga shpërthimi i konfliktit. 

Prokurori Karim Khan tha se ai ishte dëshmitar i “skenave të mizorisë së llogaritur” në vendet e sulmeve të 7 tetorit dhe prokurorët e tij po punojnë “për t’i kërkuar përgjegjësit të japin llogari”.

Ora 19:03
Kirby: Inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të planit të Hamasit për sulmin e 7 tetorit

1701458353_gugugug.JPG

John Kirby

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby këmbëngul se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të ndonjë plani sekret dhe të avancuar të Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit ndaj Izraelit.

New York Times raportoi javën e kaluar se autoritetet izraelite morën një dokument të tillë një vit përpara se të ndodhte sulmi.

“Komuniteti ynë i inteligjencës po shqyrton këtë. Nuk kishte indikacione që ne, komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të kishim ndonjë njohuri për atë dokument paraprakisht", tha Kirby.

Po ashtu Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.

 

Ora 18:25
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr për të tretën ditë radhazi

1701624254_to.jpg

Foto ilusturese gjatë shkëmbimit të zjarrit Izrael-Hezbollah

Forcat izraelite dhe militantët e Hezbollahut kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit Izrael-Liban për të tretën ditë me radhë.

Ushtria izraelite tha se disa nga ushtarët e saj u plagosën lehtë kur një raketë antitank e gjuajtur nga Libani goditi një automjet në zonën Beit Hillel të Izraelit verior.

Trupat qëlluan me artileri në kthim, thuhet në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani tha se kishte shënjestruar një numër pozicionesh izraelite me ato që i quajti “armë të përshtatshme”.

Ora 17:30
Izraeli tërheq negociatorët nga Katari: Negociatat me Hamasin kanë përfunduar

1701181420_for.jpg

Ushtarët izraelitë

Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Negociatorët ishin nga agjencia e inteligjencës izraelite Mossad. Ishte kreu i agjencisë, David Barnea, i cili tërhoqi ekipin.

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit u arrit me ndihmën e ndërmjetësimit të huaj dhe pati një pauzë shtatë-ditore në luftime, me lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Armëpushimi filloi më 24 nëntor dhe u zgjat dy herë përpara se të përfundonte mëngjesin e së premtes.

Ora 16:02
Hamas: Që nga fillimi i luftës janë vrarë 15,523 palestinezë, mbi 41 mijë të plagosur

1701616118_popopoppo.JPG

Gaza

Hamas ka deklaruar se numri i të viktimave në Gaza, për shkak të luftës, ka shkuar në 15,523.

Ndër të tjera, Hamas bën me dije se 41.316 persona janë plagosur.

Ora 15:35
Gjykata Ndërkombëtare Penale thirrje Izraelit dhe Hamasit të respektojnë ligjin ndërkombëtar

1701614121_gr.jpg

Pamje nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“Për sa i përket aksesit humanitar, ligji është i padiskutueshëm. Qytetarët duhet të kenë akses në ushqimin bazë, ujin dhe furnizimet mjekësore të nevojshme në të menjëhershme, si në aspektin e furnizimeve ashtu edhe në shkallën e dërgesës së tyre", tha prokurori i ICC-së, Karim Khan pas një vizite katër-ditore në vendin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Akuzat për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut janë ngritur nga të dyja palët që kur persona të armatosur të Hamasit pushtuan disa komunitete izraelite më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1200 izraelitë dhe duke marrë rreth 240 pengje, sipas vlerësimeve izraelite.

Si përgjigje, Izraeli filloi sulmet ajrore dhe sulmoi enklavën me tanke dhe trupa, duke vrarë më shumë se 15,000 banorë të Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Ora 14:45
Izraeli paralajmëron udhëheqësit e Hamasit në qytetin e Gazës: Dorëzohuni ose vdisni

1701611073_foto.jpg

Udhëheqësit e Hamasit

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për udhëheqësit e Hamasit në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, duke thënë se ata do të vriten nëse nuk dorëzohen. 

Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, nënkoloneli Avichay Adraee, shkroi në X (ish-Twitter): "Ky është një paralajmërim i fundit. Ju jeni të gjithë objektiva".

Postimit ai i ka bashkangjitur një foto të komandantëve të batalionit Shijaiyah, i cili sipas IDF-së vepron në lagjen me të njëjtin emër në qytetin e Gazës. 

"IDF do të punojë me forcë ekstreme në lagje për të çmontuar infrastrukturën terroriste të Hamasit", "ju keni dy mundësi: të dorëzoheni dhe të lini armët, ose të përballeni me një fat të ngjashëm me atë të Wissam Farhat," tha Adraee, duke iu referuar komandanti i batalionit i vrarë dje në një sulm ajror izraelit.

Ora 14:39
Papa Françesku: Prishja e armëpushimit e dhimbshme, shumë pengje u liruan por ende të tjerë kanë mbetur në Gaza

1701610707_kjsa.jpg

Papa Françesku

Papa Françesku e përshkroi prishjen e armëpushimit të Hamasit me Izraelin si “të dhimbshëm” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Papa tha gjithashtu se lutjet e tij janë me pengjet në Gaza dhe me mungesën e mallrave të nevojshme në territorin palestinez.

Mesazhi i Papës u lexua nga një ndihmës gjatë predikimit të tij sot, të cilin ai e mbajti nga pjesa e brendshme e rezidencës së tij në Vatikan dhe jo nga ballkoni si gjithmonë.

“Situata në Izrael dhe Palestinë është serioze. Është e trishtuar që armëpushimi është prishur, që do të thotë vdekje, shkatërrim dhe mjerim. Shumë pengje u liruan, por shumë ende janë në Gaza. Ne mendojmë për ata dhe familjet që kishin parë një shpresë për të përqafuar përsëri të dashurit e tyre. Ne kemi nevojë për një armëpushim menjëherë”, tha Papa.

Po ashtu ju rikujtojmë se Papa vuan nga një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes.

Ora 13:49
OKB: Rreth 75% e popullsisë së Gazës është zhvendosur

1701520404_gaza.JPG

Foto e njerëzve duke u larguar nga Gaza

Rreth 1.8 milionë njerëz, e barabartë me 75% të popullsisë së Rripit të Gazës, janë të zhvendosur brenda vendit. Deklarata është bërë nga agjencia e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA).

Buletini i mëparshëm Ocha fliste për 1.7 milion njerëz të zhvendosur, megjithëse “marrja e një llogaritjeje të saktë është e kushtueshme” specifikon agjencia e OKB-së, e cituar nga media të ndryshme.

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e më shumë zonave përreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Khan Younis, të dielën, pasi e zhvendosi ofensivën e saj në gjysmën jugore të territorit ku thotë se shumë liderë të Hamasit janë fshehur.

Ora 13:45
VIDEO/ U mbajt peng nga Hamasi, 9-vjeçarja dëshiron të takojë Beyonce

1701607327_em.jpg

Emily, 9-vjeç

Një 9-vjeçare, Emily nga Izraeli u mbajt peng nga Hamasi në Rripin e Gazës për 50 ditë. Ajo u lirua gjatë armëpushimit dhe tashmë është e sigurt me familjen e saj, të cilët po bëjnë gjithçka për të ndihmuar vajzën 9-vjeçare të kapërcejë traumat psikologjike dhe fobitë e saj.

Babai i saj tha se kur vajza juaj të shërohet, ajo do të bëjë gjithçka që mundet për të realizuar ëndrrën e saj të madhe: të shohë personalisht këngëtaren e saj të preferuar, Beyonce.

Do të zbuloj se ku është Beyonce në turne, kudo në botë dhe ajo do të shkojë”, deklaroi babai i saj në një video, raportojnë mediat e huaja.

Qeveria e Izraelit mori iniciativën dhe nisi një fushatë online, duke i dërguar një mesazh këngëtares së famshme: “Beyonce, Emily 9-vjeçare e mbajtur peng nga Hamasi, dëshiron të të takojë”.

Ëndrra e saj është të shohë Beyoncé në koncert. Ndaje këtë dhe na ndihmo ta bëjmë ëndrrën e saj realitet!”, thotë qeveria e Izraelit në postimin e saj

 

Ora 12:55
SHBA: Izraeli ka përgjegjësi morale për të mbrojtur civilët në Gaza

1701604499_aus.jpg

Austin Lloyds

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA, ka bërë thirrje për veprime më të ashpra për të shmangur viktimat civile në Gaza. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Izraeli kishte “përgjegjësi morale” për të mbrojtur civilët.

Ai theksoi se SHBA-ja do të qëndrojë pranë “mikut të saj më të ngushtë në botë”, ndërsa tha se u bëri presion zyrtarëve izraelitë që të lejojnë dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.

Komentet e tij erdhën të shtunën ndërsa forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre në jug të Gazës, ku qindra mijëra njerëz nga veriu i Rripit të Gazës po kërkojnë strehim.

Përpara se Austin të fliste, nënpresidentja e SHBA Kamala Harris tha se “shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë” dhe e përshkroi shkallën e vuajtjes si “shkatërruese”.

 

Ora 09:31
Ushtria izraelite: Kemi vrarë 7 anëtarë të Hamasit

1700549772_luftanerripinegazes.PNG

Në orët e fundit Forcat e Armatosura izraelite kanë vazhduar të sulmojnë infrastrukturat e Hamasit në Gaza.

Ushtria izraelite thotë se ndër objektivat ishin tunelet e Hamasit, komandat e Hamasit në terren dhe depot e municioneve. Një njësi sulmi nga Brigada e 7-të e Blinduar e Ushtrisë zbuloi dhe vrau 7 anëtarë të Hamasit duke përdorur një dron.

Ora 09:14
Hamas: Kemi lëshuar mbi 250 raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit

1701591647_lolololol.JPG

Hamas në bashkëpunim me Xhihadin Islamik kanë njoftuar se së fudnmi kanë sulmuar Izraelin me raketa, ku shumica prej tyre janë lëshuar drejt Tel Avivit, por edhe në qytete të tjera.

Në deklaratë thuhej se numri i raketave të lëshuara është mbi 250. Nga sulmi raportohet se kanë mbetur të vdekur dy ushtarë izraelitë, transmeton La Reppublica.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

'S'do e harroj kurrë këtë gol', Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

'S'do e harroj kurrë këtë gol', Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin