'Lufta' për Ligën e Kombeve, sonte Spanja sfidon Italinë, ekipet 'pa sulmues' kërkojnë finalen! Mancini: fitojmë ne, Luis Enrique: s’kemi çfarë humbasim

Tre muaj pasi fitoi Europianin Italia kërkon të ngrejë një tjetër trofe dhe këtë mund ta bëjë në shtëpinë e saj. Të kaltërit kërkojnë të fitojnë Ligën e Kombeve ku sonte do të luhet gjysmëfinalja e parë mes Italisë e Spanjës duke nisur nga ora 20:45 në një “San Siro” me 37 mijë tifozë. Italia ka probleme në sulm pasi mungojnë si Immonile ashtu edhe Belotti diçka që e ka nënvizuar edhe trajneri Mancini. Tekniku po përgatitet të luajë me nëntën false që mund të jetë Insigne ose Chiesa ndërsa në treshen e sulmit projektohet Lorenzo Pellegrini. “Ne duam gjithmonë të fitojmë dhe e dimë që çdo gjë varet nga ne “ ka thënë Mancini në konferencë.

Finalen e Ligës së Kombeve kërkon ta arrijë edhe Spanja. Për iberikët do të jetë një mundësi e mirë për hakmarrje për humbjen në gjysmëfinalet e Europianit. Tekniku Luis Enrique thotë se Spanja e tij do bëjë lojën e zakonshme me mbajtjen e topit dhe se ndaj Italisë kampione Europe, Spanja e tij më shumë ka për të fituar se sa humbur. Në mungesë të Moratës e Morenos edhe “furitë e kuqe” pritet të luajnë me nëntë fals që do të jetë Ferran Torres. Në lojë është bileta për finalen e Ligës së Kombeve, Itali-Spanjë premton spektakël. Nesër luhet gjysmëfinalja tjetër Belgjikë-Francë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet