Vendimi i KQZ është marrë në unanimitet të plotë, me shtatë votat e anëtarëve. Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave të 43 kutive, do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në ambientet e KQZ-së.
Sipas kërkesave ankimore të cilat u pranuan nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve, PDIU kërkon hapjen e 41 kutive të votimit, ndërsa PS 23 të tilla.
Ne nisjen e mbledhjes se përfaqësuesit e PDIU-se dhe PS-se kërkuan qe te shtohet numri i Qendrave të Votimit qe duhet te numërohen, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave ne tabelat e rezultateve.
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të pakten 66 vota ne disa kuti votimi ne Qarkun e Tiranes.
DEBATI NE KQZ
Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër kuti votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit.
Eridian Salianji: Të mos bëjmë pis votimin për 65 fletë votimi. Për 1.5 milionë zgjedhës, ne i bie të hapim 65 fletë.
Idrizi: Asnjë parti s'ka marrë votat e veta
Shpëtim Idrizi tha sot në mbledhjen e KQZ-së që gjatë shqyrtimit të videove të numërimit, votat e asnjë partie nuk përputhen me ato që kanë në kuti dhe ato që kanë të shënuara në procesverbale.
Sipas tij në shumë raste numëruesit kanë ndarë votat e pavlefshme me njeri tjetrin.
“Ne duhet te ndalojme gjate te ky fenomen. Ne qofte se hapen kutite e Tiranes dhe gjendet qofte edhe nje kuti qe perputhet me procesverbalin. Ka raste qe votat e pavlefshme ndahen mes subjekteve. Ne kerkuar qe te shihnim votat e munguara te PDIU. Por kemi mbajtur shenim edhe votat e partive te tjera. Ne 90 per qind te qendrave te votimit qe ne kontestojme PDIU vetem ne 10% te tyre ka pasur numerues. Ne te gjitha qendrat e votimit qe konteston PS, vetem ne 2 raste PDIU ka pasur numerues. i bie qe nga njera ane na kane vjedhur votat, nga ana tjeter, edhe aty ku nuk kemi pasur numerues na kane dhene vota”, tha Idrizi.
Por kreu i KQZ-së, Klement Zguri u përgjigj duke thënë se “është tronditëse që 18 përfaqësues që përfaqësojnë interesa të ndryshme politike, të jenë kaq indiferent që pranojnë këto lloj shkeljesh”.
Seanca në KQZ për mandatin e 24
Fati i mandatit të 34 në Qarkun e Tiranës do të vendoset nesër në KQZ.
Institucioni i administrimit të zgjedhjeve do të marrë në shqyrtim këtë të mërkurë dy kërkesat ankimore të PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës.
Të dyja kërkesat kanë për objekt hapjen e një numri të caktuar kutish dhe rinumërimin e votave. PS ka pretendime për rezultatin e 23 kutive në Tiranë, ku ata pretendojnë se PDIU-së i janë shënuar më shumë vota se sa ka marrë realisht.
Këto pretendime, sipas PS, vërtetohen edhe nga pamjet filmike por edhe nga vlerësimet e bëra nga vëzhguesit në vendet e numërimit të votave.
Gjithashtu, edhe PDIU kërkon hapjen e kutive. Janë 49 kuti votimi të cilat sipas PDIU kanë prodhuar një rezultat të rremë për këtë forcë politike. PDIU pretendon se në këto kuti gjenden më shumë vota nga sa i janë shënuar kësaj force politike në tabelën e rezultateve të Tiranës.
Këto vota, sipas PDIU, do bëjnë të mundur kapërcimin e pragut elektoral në Qarkun e Tiranës dhe për rrjedhojë marrjen e mandatit të Shpëtim Idrizit.
PDIU ishte shumë pranë kapërcimit të pragut prej 3% në Tiranë, por për 37 vota humbi mandatin e deputetit.
Afati për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit u mbyll dje, ndërsa kërkesat e vetme nga subjektet politike janë ato të PS dhe PDIU për Tiranën dhe PD e cila kërkon rinumërimin e dy kutive të Kuçovës në Qarkun e Beratit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com