Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe duke kërcënuar infrastrukturën detare të rajonit.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksiy Kuleba, deklaroi se Moska po kryen sulme “sistematikisht” ndaj rajonit, duke paralajmëruar se fokusi i luftës mund të jetë zhvendosur drejt Odesës.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet e përsëritura synojnë të bllokojnë aksesin e Ukrainës në logjistikën detare, një element kyç për ekonominë dhe eksportet e vendit. Ai tha se Rusia mund të përdorë sulme masive kundër Ukrainës gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Në fillim të dhjetorit, presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar se do t’i ndërpriste Ukrainës daljen në det, si hakmarrje për sulmet me dronë ndaj cisternave të ashtuquajturës “flotë hije” të Rusisë në Detin e Zi. Ky term përdoret për qindra anije cisternë që Rusia i shfrytëzon për të shmangur sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

"Flota në hije" është një term që i referohet qindra anijeve cisternë të përdorura nga Rusia për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Të hënën në mbrëmje, sulmet goditën infrastrukturën portuale në Odesa, duke dëmtuar një anije civile, tha guvernatori rajonal.

Që nga gushti i vitit 2023, Odesa ka qenë pika fillestare e një korridori të rëndësishëm që i lejon asaj të eksportojë drithëra jashtë vendit, duke ndjekur vijat bregdetare të Rumanisë dhe Bullgarisë përpara se të arrijë në Turqi.

Zelensky, i cili më parë e ka akuzuar Rusinë për "mbjellje kaosi" mbi popullin e Odesës, tha se "të gjithë duhet ta shohin se pa presion mbi Rusinë, ata nuk kanë ndërmend t'i japin fund vërtet agresionit të tyre".

Komentet e tij erdhën ndërsa raundi i fundit i përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga SHBA-të përfundoi në Miami. SHBA-të u takuan veçmas me delegacionet ukrainase dhe ruse, me takimet që dhanë deklarata optimiste, por pa përparim të qartë për ta afruar më shumë fundin e luftës gati katërvjeçare të Moskës me Ukrainën.

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff tha se ai dhe homologu i tij ukrainas, Rustem Umerov, kishin punuar për "përafrimin e qëndrimeve" në një draft plan paqeje prej 20 pikash të paraqitur nga Ukraina në fillim të këtij muaji. Plani është një alternativë ndaj një propozimi të paraqitur nga SHBA-të në nëntor, i cili u pa si i favorshëm për Moskën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Kievi: Numri i të vdekurve nga sulmet ruse në Ukrainë rritet në tre

1765120362_a.JPG

Numri i të vdekurve në sulmet ruse në Ukrainë sot është rritur në tre: një person u vra në rajonin e Kharkiv, ndërsa dy viktimat e tjera u raportuan në rajonin perëndimor Khmelnytsky dhe në Oblastin e Kievit.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov, i cituar nga Ukrinform, specifikoi se "një sulm u krye në kufijtë e rajonit".

I njëjti burim specifikoi më pas se orët e shtetrrethimit në oblast në fjalë do të mbeten të pandryshuara.

Ai më pas u bëri thirrje banorëve të kalojnë festat në shtëpi, të shmangin grumbullimet e mëdha dhe të përgjigjen menjëherë ndaj paralajmërimeve për sulme ajrore.

Ora 17:39
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: Kjo është një fazë vendimtare e negociatave, BE-ja duhet të na mbështesë

1766508143_a.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në X , duke thënë se ishte mirënjohës ndaj BE për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.

"Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026-2027, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë shumë faktin që BE po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë në këtë fazë diplomatike, në shumë aspekte vendimtare", tha ai.

Sipas Zelensky, negociatat në vazhdim mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë.

Me von der Leyen, përfundoi ai, "diskutuam rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshmërisë së Ukrainës dhe forcimit të pozicioneve tona në tryezën e negociatave'.

Ora 16:47
Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

1765092552_ukraine.jpg

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ruse këtë mëngjes në Ukrainë, sipas autoriteteve të cituara nga mediat lokale.

Një person u vra në rajonin perëndimor Khmelnytsky, një tjetër në rajonin e Kievit, ndërsa mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.