Kolonel Dritan Demiraj: Nëse Trump fiton mund të arrihen negociata me Putin! Hamasi zhduket nëse Izraeli pranon krijimin e shtetit të Palestinës

Ardhja në pushtet e Donald Trump, mund të ulë në tryezë për bisedime SHBA dhe Rusinë për luftën në Ukrainë.

Ka qenë kjo deklarata e bërë nga koloneli Dritan Demiraj, për emisionin ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, në Report Tv.

Teksa u ndal tek lufta Rusi-Ukrainë, ai tha se Rusia ka dhënë sinjale për negociata duke zgjeruar frontin e sulmit.

“Putini ka disa muaj që kërkon kushte për tu ulur në negociata dhe pengesa është Zelensky, i cili kërkon disa gjëra që Moska nuk i pranon. Më beso që unë mendoj se arsyet që Putini ka zgjeruar frontin e sulmit është që ta detyroj me dhunë perëndimin dhe Zelenskyn që të ulen dhe të bëjnë negociata. Unë them se ky konflikt do mbyllet kur SHBA dhe federata ruse të ulet drejtëpërdrejtë në terren, këtë do ta bëjë një avancim i federatës ruse. Kjo është strategjia që po përpiqet ta bëjë Putin. Nëse Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë besoj se po, mund të arrihen negociata. Mund të ndodh edhe nga fundi i Janarit e fillimi i shkurtit. Ukraina nuk mbijeton dot 24 orë pa asistencën perëndimore”, tha ai.

Duke  u ndalur në konfliktin e Izraelit me Hamasin koloneli Demiraj është i bindur se pa krijimin e dy shteteve në atë zonë nuk do të ketë paqe.

“Duhet të Benjamin Netanjahu të largohet pasi doktrina e tij është doktrinë e cila në mënyrë absolute nuk lejon krijimin e dy shteteve. Të gjithë tashmë më shumë se asnjëherë, edhe Perëndimi është i qartë. Pa krijimin e dy shteteve në atë zonë nuk do të ketë paqe. Zgjidhja e vetme është largimi i qeverisë së Netanjahut, krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, pasi Netanjahun nuk e do as populli I tij.

Organizata Hamas është dobësuar apo jo? 

Mbijetesa e Netanyahu-ut është e lidhur me vazhdimin e luftës dhe sa më shumë të vazhdojë lufta aq më shumë do të vazhdojë ai që të qëndrojë në qeveri. Duke e njohur nga afër këtë organizatë kam thënë se është e pamundur zhdukja apo çrrënjosja e Hamasit, sepse është e lidhur drejtëpërdrejtë me krijimin e shtetit të Palestinës. Vetë objektivi i krijimit të Hamasit është krijimi i shtetit të Palestinës. Nëse Izraeli nuk pranon zgjidhjen me dy shtete atëherë Hamasi do të vijojë të ekzistojnë siç kanë vijuar të ekzistojnë një pjesë e madhe e grupeve, qofshin këto revolucionare, marksiste, terroriste apo militante. DASH një javë më parë deklaroi se e shikojnë të pamundur asgjësimin e Hamasit. Hamasi nuk ëhtë lëvizje militantësh por është politike që të zhdukësh Hamasin duhet që të zhdukësh 2.4 palestinezë dhe 2. 5 milionë palestinez që janë në Gaza e Bregun Perëndimor”, tha ai.

Ndërkohë, ai foli edhe situatën e krijuar në Iran pas humbjes së jetës së presidentit iranian Ebrahim Rasisi, më 19 maj në një aksident me helikopter, ku flitet se tashmë krahu i tij radikal është dobësuar.

Por, Demiraj nuk e beson.

“Për ata që e njohin si funksionon politikën e jashtme e Iranit, marrëdhëniet e tij me disa vende e ka të qartë që Irani nuk është dobësuar. Do donim që të ishte dobësuar dhe të kishte ndryshim të lidershipit, por e vërteta nuk është kështu. Jo çdo gjë që thuhet është e vërtetë në fakt. Në Iran ka opozitë dhe më lejo të them se Irani ka një dashuri të madhe për perëndimin, për jetën, kulturën zakontët dhe gjuhën angleze”, tha ai.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja