Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Në ditët e kaluara Report TV, ka transmetuar edhe shtrenjtim të menjëhershëm të grurit, ndërsa sot ka njohur një rritje të vrullshme tregu i karburantit në vend.
Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.
Nga ana tjetër rritja më e lartë është regjistruar tek benzina, pasi nga 196-199 lekë që ishte, tanimë po ju shitet konsumatorëve 208-210 lekë litri, duke arritur në rekord historik. Nga muaji shkurt deri këtë të mërkurë (2 mars) benzina është shtrenjtuar me 10-15 lekë.
Rritja e çmimit të hidrokarbureve u paralajmërua menjëherë edhe nga shoqatat e bizneseve të cilat pohuan se një konflikt i tillë, do të ulte sasitë e furnizimit me gaz të Evropës, e për pasojë do të shtrenjtohet edhe karburanti.
Por një rritje e tillë e menjëhershme nuk përjashton mundësinë e një abuzimi në treg, pasi kompanitë e hidrokarbureve ashtu si edhe të grurit e miellit, kanë rezerva të mjaftueshme për të mos rritur menjëherë çmimet e produkteve të tyre.
Ndërkohë në bursën ndërkombëtare nafta e papërpunuar Brent u shtrenjtua me 6% duke kapur nivelin më të lartë të tetë viteve mbi 111 dollarë për fuçi.
Komente













O popull e o milet; DILNI E MBLIDHNI DRU E BLINI GOMERE per TRANSPORT se ky eshte vetem fillimi i efekteve te SANKSIONEVE ndaj RUSIS dhe ne do paguajme EFEKTET e luftes UKRAINA me nje president NAZIST-KARAGJOZ donte te hyje ne NATO.ENERGJIA dhe KARBURANTI DO pesefishohen
Përgjigjuptsni ramen pse nafta + kastrat +rama kane kaq shume nevoje per fimanca ,shinifaturat e energjise me sahat mates fatura vjen sipas vendimit te ramas deri dje mund ta quaja zot. kryeminister ,sot thjesht nje i varur nga lapanjozet qe nje here dalin dhe thone we grure ka vetem per dy muaj dhe diten tjeter ska vend per panik ,s'eshte faji i tyre ,sa me madhe babezia aq me e madhe do jete dhe gjakderdhja
PërgjigjuTe na rroje qeveria dhe lideri suprem se bar do hame tani.
PërgjigjuMe nje qeveri e president mafioze, hajdute,kriminele,vrases e sharlatane vertete nuk kemi pare gje akoma.
PërgjigjuNuk keni pare gje akoma
PërgjigjuSa jeni paguar per kete artikull medioker ?? Pardje filloj lufta e per tre dite u rrit cmimi ??!!! Cfare tallje trapi beni ju me kete bageti popull. Kujtoni vertet se i ha njeri keto tituj qe i vini lajmeve qesharake qe i servirni bagetise popull qe ju lexon. Bindur qe jo.
PërgjigjuEshte e perkohshme ka thene qeveria qe mezi e kemi.
Përgjigju