Lufta s’ndalet, Izraeli bombardon përsëri, të paktën 5 të vdekur! Hezbollahu i përgjigjet, sirena alarmi në Golan, kreu i OKB: Thellësisht i shqetësuar

Drejt përshkallëzimit konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Hezbollahut. Pavarësisht përpjekjeve për negociata paqeje, palët nuk kursejnë lëshimin e raketave dhe dronëve drejt kufirit të njëri-tjetrit, në aksin Liban-Izrael.

Pesë të vdekur gjatë natës u regjistruan nga një bombardim izraelit në Gazën Perëndimore gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (26 Gusht).

Janë pesë viktima nga bombardimet izraelite të një ndërtese në zonën perëndimore të Gazës. Këtë e ka bërë të ditur agjencia palestineze “Wafa”, e cila flet edhe për disa të plagosur në sulmin që kishte në shënjestër një shtëpi pranë një spitali.

Forcat izraelite të mbrojtjes rrëzuan një dron që vinte nga Siria. Dje, në përgjigje të sulmit parandalues ​​izraelit në Libanin jugor, Hezbollahu lëshoi dhe "320 raketa kundër pozicioneve të armikut”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur "thellësisht i shqetësuar" nga përshkallëzimi dhe u bën thirrje të dyja palëve të ndërpresin armiqësitë. Kurse kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e sigurisë, raporton “La Repubblica”.

Izraeli: Rrëzuam dronin që vinte nga Siria

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportuan se kanë rrëzuar "një objekt të dyshimtë", një dron, "pasi u identifikua në hapësirën ajrore izraelite" që vinte nga Siria.

Kjo u raportua nga radio e ushtrisë siriane, duke folur për një ngjarje mjaft të rrallë, pasi disa sirena alarmi u dëgjuan në lartësitë jugore të Golanit.

Sulmi i supozuar ndodhi pranë Detit të Galilesë, pranë kufijve me Jordaninë dhe Sirinë, dhe shumë në jug të zonës së shënjestruar zakonisht nga Hezbollahu në Liban, thekson “Times of Israel”.

Sipas “Telegram”, sirenat e sulmit ajror ranë midis orës 07:03 dhe 07:05 me kohën lokale në lindje të Detit të Galilesë, teksa grupi i mbrojtjes ajrore të IDF-së kapi me sukses një objektiv të dyshuar ajror të identifikuar në zonë.  

OJQ-të që mbrojnë shtypin, thirrje BE-së për ndalimin e marrëveshjeve me Izraelin

Rreth gjashtëdhjetë organizata ndërkombëtare që mbrojnë shtypin dhe median, i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të pezullojë marrëveshjen e asocimit me Izraelin, pas pothuajse njëmbëdhjetë muajsh sulmesh ndaj lirisë së medias dhe vdekjeve "të paprecedentë" të gazetarëve në luftën me Hamasin.

Që nga sulmi i lëvizjes islamike në tokën izraelite më 7 tetor, qeveria e Benjamin Netanyahu ka miratuar një sërë masash "për të kufizuar lirinë e medias, gjë që ka çuar në vendosjen de facto të një regjimi censurimi", shkruan Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Reporterët pa Kufi (RSF), Human Rights Watch (HRW) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) në një letër dërguar AFP.

Sullivan: Përplasjet Izrael-Hezbollah nuk do të çojnë në luftë rajonale

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Joe Biden, shpreson që ngjarjet e mbrëmshme mes Izraelit dhe Hezbollahut të mos çojnë në një luftë rajonale.

Siç raportohet nga agjencia “Bloomberg”, Sullivan u shpreh se “kishte komunikim të vazhdueshëm" me Izraelin.

SHBA, negociatat e armëpushimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kështu ka thënë një zyrtar amerikan, siç raporton “Associated Press” në faqen e saj të internetit.

Negociatat do të vazhdojnë edhe në nivele më të ulëta, në një përpjekje për të kapërcyer dallimet e mbetura. Nga Kajro nuk kanë ardhur lajme të mira rreth negociatave, duke thënë se ende nuk ka marrëveshje me Hamasin dhe Iranin.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën