Lufta/ Libani sulme me dron në Caesarea, Izraeli: Objektiv ishte rezidenca e Netanyahut (VIDEO)

Tre drone të nisura nga territori i Libanit, sulmuan qytetin e Cezaresë në veri të Tel Avivit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës kur njëri nga dronet arriti të shpërthejë në një strukturë ndërsa dy të tjerët u kapën nga ushtria izraelite, sipas njoftimit të vetë kësaj të fundit.

Ushtria në njoftimin e dhënë thotë së shënjestër ka qenë rezidenca e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që nuk ndodhej në atë moment në rezidencë. Për ngjarjen nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa mediat izraelite thanë se avionë luftarakë dhe helikopterët në Cezare, që ndodhet në veri të Tel Avivit janë vendosur pranë vendndodhjes.

Zëdhënësi i kryeministrit në reagimin e tij konfirmoi se synimi i sulmit me dronë ishte vrasja e kryeministrit, por nuk dha me shumë detaje, duke lënë të paqartë nëse droni që arriti të kalojë mbrojtjen izraelite goditi apo jo shtëpinë e Netanyahut. Kryeministri izraelit reagoi pas sulmit nëpërmjet një video ku thotë se asgjë nuk do ta dekurajojë Izraelin deri sa të arrijë fitoren.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Netanyahu reagon pas tentativës për sulm në shtëpinë e tij: Asgjë nuk do të na ndalojë! Do vazhdojmë deri në fitore

1729344775_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij në Cezare mesditën e së shtunës. Në një video të postuar në Twitter, si në hebraisht ashtu edhe në anglisht, kryeministri izraelit, duke shëtitur me nge nëpër një park, pyetet: "Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?" . Dhe ai përgjigjet: "Jo, asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore".

“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, shton ai.

 

Në versionin në anglisht, Netanyahu e quan Sinwar "organizatorin terrorist, banditë e të cilit ua prenë kokën burrave tanë, përdhunuan gratë tona dhe dogjën të gjallë foshnjat".

"Ne e neutralizuam atë ," thotë kryeministri, "dhe vazhdojmë betejën tonë me përfaqësuesit e tjerë terroristë të Iranit."

Sipas mediave arabe, një burim nga zyra e kryeministrit izraelit tha se “Irani ishte ai që tentoi ta vriste atë”.

Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bibi: 19/10/2024 12:38

    Nuk e vrane dot qelbesiren se do kishin shpetuar te gjithe nga lufta , ai ndyresire duhet ta dije se asnje nuk eshte i sigurt sado i forte qe te jete do zoti heren tjeter ja keputin qafen kriminelit

    Përgjigju
    • Indiana Jones: 19/10/2024 16:19

      Khar Bibi.

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Me AF Elbasanin diskutohet kreu, trajneri i Partizanit: Thyejmë statistikat e rivalit

Me AF Elbasanin diskutohet kreu, trajneri i Partizanit: Thyejmë statistikat e rivalit