Lufta/ Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza! Netanyahu: Kush vret pengjet s'do marrëveshje! Tre agjentë izraelitë të vrarë në Bregun Perëndimor

Lufta/ Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza! Netanyahu: Kush vret pengjet s'do marrëveshje! Tre agjentë izraelitë të vrarë në Bregun Perëndimor

Pengjet e vrara

Trupat e gjashtë pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor u gjetën në një tunel në zonën Rafah të Rripit të Gazës. Këtë e konfirmojnë forcat e armatosura të Izraelit. Trupat e Carmel Gat, Eden Yerushalmi, HershGoldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino u dërguan në Izrael, thuhet në një deklaratë.

Mes trupave të gjashtë pengjeve, ishte edhe ai i izraelito-amerikanit Hersh Goldberg-Polin. Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden.

"Sot, në një tunel nën qytetin e Rafah, forcat izraelite gjetën gjashtë trupa pengjesh të mbajtura nga Hamasi", duke përfshirë atë të Hersh Goldberg-Polin, shpjegoi Biden në një shënim, duke thënë se ai ishte "i shkatërruar dhe i indinjuar”.

"Udhëheqësit e Hamasit do t’i paguajnë për këto krime. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve të mbetura," tha ai.

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ata që vrasin pengjet nuk duan marrëveshje.

"Hamasi refuzon të negociojë. Ata që vrasin pengjet nuk duan një marrëveshje," tha ai.

Familjet e të rrëmbyerve i kishin kërkuar kryeministrit që të fliste publikisht.

Tre policë izraelitë u vranë në Tarqumiyah, një qytet jo shumë larg Hebronit, në Bregun Perëndimor.

Kreu i policisë izraelite, Danny Levy, e konfirmoi këtë kur takoi gazetarët në terren. Tre oficerët, raporton Times of Israel, u qëlluan ndërsa ishin në një makinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Sulmi në Bregun Perëndimor, vriten 3 agjentë izraelitë

1724737783_gaza.JPG

Tre policë izraelitë u vranë në Tarqumiyah, një qytet jo shumë larg Hebronit, në Bregun Perëndimor.

Kreu i policisë izraelite, Danny Levy, e konfirmoi këtë kur takoi gazetarët në terren. Tre oficerët, raporton Times of Israel, u qëlluan ndërsa ishin në një makinë.

Ora 11:38
Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme

Pas zbulimit të 6 viktimave të reja mes izraelitëve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, forumi i familjeve të pengjeve nis apelin për një grevë të përgjithshme që do të mbahet nesër, duke ndalur ekonominë e shtetit hebre për një ditë.

Qëllimi është të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj qeverisë Netanyahu, e akuzuar se nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të liruar pengjet që ende mbahen në Gaza.

‘Udhëheqja kombëtare i ka braktisur të rrëmbyerit dhe kjo është koha që lidershipi social, ekonomik dhe vendor të ngrihet dhe të mbyllë ekonominë nesër’.

Shtabi i familjeve të pengjeve u bën thirrje dhe pushtetit vendor që të mbyllë nesër ekonominë dhe shtetin, të bëjë presion mbi qeverinë dhe kryeministrin për të shpëtuar pengjet që janë ende gjallë dhe për të rimarrë trupat e të vdekurve.

Ora 11:29
Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju t’ju ​​kapim dhe do t'u nxjerrim në gjyq

1717924965_netajaku.jpg

"Unë u them terroristëve të Hamasit që vranë pengjet tanë dhe u them udhëheqësve të tyre: ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim. Ne do t'ju ndjekim, do t'ju kapim dhe do t'ju nxjerrim në gjyq."

Këtë e deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video-mesazh të publikuar pas zbulimit të trupave të gjashtë pengjeve në një tunel në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ora 10:49
Hamasi fajëson Izraelin dhe ShBA-në për vrasjen e pengjeve

Foto: Hersh Goldberg-Polin, viktima izraelito-amerikan

Zyrtari i lartë i Hamasit, Izzat Al-Rishq tha se gjashtë të burgosurit izraelitë të gjetur të vdekur në një tunel në Rripin jugor të Gazës u vranë nga sulmet ajrore izraelite.

Al-Rishq fajësoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për "paragjykimin, mbështetjen dhe partneritetin" e tyre në luftën 11-mujore.

Një nga pengjet që vdiq ishte edhe djali 23-vjeçari izraelito-amerikan, ndërsa një tjetër ishte ruso-izraelit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sako: 01/09/2024 08:44

    kur sulmuan izraelin dhe vrane me qindra festonin rrugeve me flamuj dhe borie makinash, sot do t paguajne deri ne nje nga i vogli tek i madhi, se edhe ata kur te riten terrorista do te behen

    Përgjigju
    • Beni: 01/09/2024 10:50

      Ca lloj kafshe duhet te jesh te komentosh keshtu?

  • Shaban: 01/09/2024 08:24

    Ka me mijera palestinez ende nen rrenoja.

    Përgjigju
    • luli: 01/09/2024 12:06

      Shume pak , ta kujtojnë mir 7 tetorin

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia