Ukraina sulmoi sërish Moskën pasi javën e kaluar hodhi në erë rafinerinë më të madhë të naftës në kryeqendrën rusë.
Aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht gjatë natës, pasi u interceptuan rreth 60 dronë ukrainas. Kryebashkiaku i kryeqytetit rus, tha se brenda një ore ishin rrëzuar 27 dronë.
Sipas kryebashkiakut, në total u shkatërruan 70 dronë që kishin në shënjestër qytetin. Për disa orë, operacionet në 4 aeroportet e Moskës u pezulluan, për t’u rikthyer më pas rreth orës 05:30.
Rusët ndërkohë sulmuan gjatë natës në Zaporizhia dhe Odessa, ku nga sulmet mbetën dy të vdekur. Autoritetet njoftuan se gjithashtu mbetën tre persona.
Komente






