'Lufta' virtuale/ Rama 'nuk i ndahet' Bashës: Bëjini autostop, mos e lini vetëm në makinë! Kreu i 'Euroatlantikëve' 'diss' me Unikatilin (VIDEO)

Replikat e Lulzim Bashës, që me largimin nga PD ka zgjedhur të tentojë rilindjen politike me një stil të ri në krye të demokratëve euroatlantikë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos i lërë pa përgjigje.

Jo pak vëmendje, i pari i socialistëve i dedikoi edhe në episodin e radhës “Sy m’sy” duke e ironizuar kreun e euro-atlantikëve se bufi i kënetës po i ha mbështetësit.

“Luli është zgjuar, është aktiv, bën xhiro me makinë. I kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do me i bë euroatlantik e ka të vështirë, Po lëreni, mos e ngacmoni tashti”, tha Rama.

Ironinë e vijoi më tej, duke këshilluar ndjekësit e tij, që ndonjëri t’i bashkohet Bashës në udhëtimin e nisur së fundmi.

“Po e patë Lulin gjëkundi me makinë ju lutem shumë bëjini një auto stop dhe të futet ndonjëri atje në makinë, mos e lini vetëm se është shumë më i mirë seç duket, më besoni”, theksoi Rama.

Por, Lulzim Basha duket i pakompleksuar nga kjo përballje e re me shefin e selisë rozë. Replikat ndaj tij i ka pasur të njëpasnjëshme, me të fundit këtë mesazh:

Basha: O me ramë si s’të pash njëherë në timon, apo nuk di me i dhënë, është mbush 313 me shokët e tu, ose je më buf se bufi që të hanë pas shpine”, tha

Basha: Ke fillu me u marrë me shokët e mi ë, kishe kërku Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame.

Replika nuk i mungoi nga Rama, i cili ka zgjedhur t’i përgjigjet me të njëjtën këngë të Unikatilit.

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O Lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.”, thotë Rama.

Këtë shkëmbim të ri virtual mes Bashës dhe Ramës në distancë po e ndjek edhe Sali Berisha, i cili nuk e sheh si përballje elektorale, por dashuri politike dikur të fshehur, e sot publike mes kryeministrit dhe ish kreut të PD, të cilëve bashkërisht jo rrallë herë i ka faturuar edhe non gratën e tij...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
VIDEO/ Rama i përgjigjet sërish Bashës me këngën e Unikatilit: Edhe në fletë të votimit të ka rënë 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë por…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.  

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O Lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.”, thotë Rama.

Kreu i qeverisë më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.

“Ej po akoma nuk t'u bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani. Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu:

“E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndjenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa se mi pive ti gjysmat më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta thashë po aha.”

Ora 14:26
Basha replikon sërish me Ramën: Ç’punë ke me shokët e mi? Merru me të tutë se po të dalin duarsh

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm.

Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik në njësinë numër 4 në kryeqytet, ndërsa i drejtohet kryeministrit që të mos merret me shokët e tij, por me të vetët, pasi po i dalin duarsh.

Basha: Ke fillu me u marrë me shokët e mi ë, kishe kërku Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame

Xhura: Rame, këtu jam, këtu. Njësia 4, kolona katër.

Basha: Koalicioni Euroatlanik Rame, kandidat për deputet te njësia 4, kolona 4. Po ç’pune ke me shokët e mi o Rame?! Merru o burrë me shokët e tu se po të dalin duarsh. Se po mban dot burgun Lali Eri Rame, ka fillu me lëviz, po të bën presion. Ruhu Rame se dy paketa t’i dhashë për njonin, mos më bëj të shkoj të blej ca paketa të tjera. E merr vesh vetë ti.

Edhe më herët gjatë ditës së sotme, Basha replikoi me Ramën duke i thënë se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 20/03/2025 17:49

    O Edo mos u mer me Lulin se ai del i fitum nga kjo loje fjales.ti je dhe i ditur dhe besoj qe e di debatin me s Fan Nolit dhe drejtorit te gazetes se kohes Muco Qullit.debati vazhdoj mes te dyve dhe Noli ne fund e kuptoj lojen e Mucos kur pa qe gazeta e tij po shitej shume dhe tha nje shprehje ne parlament.Pika qe sme bie qe merem me Muco Qullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ E papritur për Sylvinhon në 'Wembley', një fëmijë vendos 'në lojë' trajnerin e Kombëtares

FOTO/ E papritur për Sylvinhon në 'Wembley', një fëmijë vendos 'në lojë' trajnerin e Kombëtares