Lufta zhvillohet në Ukrainë, por daullet bien edhe për Shqipërinë!

Lufta zhvillohet në Ukrainë, por daullet bien edhe për Shqipërinë!

Flamuri i Shqipërisë dhe Ukrainës

Në Shqipëri, sulmi rus ndaj Ukrainës, përcillet jo me intsitetin e ngjarjes së jashtë zakonshme. Politikanët nuk heqin dorë nga zakoni i sfilatës politike. Media lëshon tituj bombastik por vetëm kaq. Qytetarët reflektojnë një qasje pothuajse indiferente, e perceptojnë këtë luftë si ngjarje jashtë galaktikës sonë; tretur në thellësisë e universit.

U mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, u formulua Rezoluta kundër Rusisë për në Këshillin e Sigurimit, u dënua agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, u vendosëm sanksione ndaj Rusisë, u bë një demonstratë para Ambasadës Ruse në Tiranë. Asgjë e tepërt, të gjitha të domosdoshme e të lavdërueshme. Por po merremi vetëm gjëra të mëdha! Kush do të ulet të mendojë për gjërat e thjeshta, për ato të voglat fare?! A është e mjaftueshme të themi se jemi të sigurtë si vend antar i NATO-s?! Si vend antar i NATO-s jemi më të sigurtë se kurrë por jo të pa cënueshëm nga ndonjë luftë e mundëshme. Por a është e përgaditur popullsia shqiptare për situatat që sjell një lufte e mundshme? Para së gjithash psikologjia e popullit sa është e përafruar ndaj një situate të tillë? Për mbi 30 vjet është folur se nuk kemi nevojë të përgaditemi për luftë, kjo aromë e këndshmë opiumi ka dehur mëndjet e njerëzve… Po shikoni çfarë bëhet në Ukrainë? Nuk mund të heqim paralele gjeostrategjike me Ukrainën por për atë çfarë ngjet në teatrin e luftës po. Nuk besoj të presim që të luftojnë vetëm aleatët, e bashkë më ta edhe ushtria jonë dhe ne shqiptarët të vëzhgojmë teatrin e luftimeve?! A dinë shqiptarët të përdorin armët, sidomos brezi i ri? A janë të përgaditur për një luftë guerile të mundshme?

A di kush ku e ka vend strehimin për te futur kokën, në një alarm për sulm ajror, nëse ka të tillë? A i jemi popullsi e përgaditur të shërbejmë pranë forcave të Emergjencave Civile për t’iu bërë ballë situatave emergjente që do të krijojë një sulm i mundshëm?! Nuk është faji i qytetarëve, kështu iu kemi thënë: bota është e sigurtë, lufta ishte vetëm në mëndjen e disa të marrëve dhe globi nuk ka më të marrë! Por tani nuk janë të paktë ata që e pranojnë se lufta mund të lëvizë edhe drejt trojeve shqiptare. E përse të mos ushtrohemi paraprakisht për situata të tilla? Të vlerësosh drejt një situatë dhe të përgaditesh për përballimin e sajë nuk do të thotë se po e afron apo e ndjell të keqen dhe as se krijon panik. Neve, brezin tim, na patën mësuar se përballimi i valës së parë është vendimtar për të qëndruar dhe për të fituar. Nëse nuk përgaditesh psikologjikisht, shpirtërisht dhe profesionalisht e ke të humbur betejën qysh në përplasjen e parë. Ne sot, nëse duhet, do të qëndrojmë të përballemi, siç pamë të bëjnë ukraiansit, apo të gjithë do të marrim valixhet e do t’ia mbathim si dikur Mbreti Zogu i Parë?! A mund të vijë një situataë e tillë?! Nuk e duam por nuk është në dorën tonë dhe as të aleatëve tanë. Strategjia e krijimit të Botës Ruse ka nisur të zbatohet dhe kjo jo vetëm që nga dita e sulmit rus ndaj Ukrainës. Po kështu edhe oreksi për një Serbi të Madhe! Pasardhësit e naçertanies kanë kohë që i vringëllojnë armët në kufirn e Kosovës!

Akoma më shpërthyese është situata në Bosnjë Hercegovinë. Serbia ka shtuar arsenalin e armatimit në një hark kohor disa mujor! A mund të flemë gjumë duke kujtuar se Serbia nuk mund ti shpallë luftë NATO-s? Një mëndje e shëndoshë mendon pikërisht kështu. Por vallë mendojnë kështu në Serbi e cila është një kobure e mbushur në dorën e Rusisë?! Kokat e çmëndura nuk arrijnë dot të mendojnë, ato pushtohen e mjegullohen nga deliri nacionalist dhe i hyjnë detit në këmbë. Mos të flemë mbi dafina. Është momenti për reflektim. Na duhet të lëvizim me masa dhe veprime konkrete? Mos të kemi turp e përtesë të përgaditemi për të mbrojtur kufijtë dhe jetët tona? Jo vetëm me trajnim por edhe me rezerva materiale jetësore dhe ushqimore. Nëse gjendemi të papërgaditur në një rast sulmi atëhere bota do të na tregojë me gisht dhe me të drejtë do të na qeshë; do të jemi të humbur dhe do të na mbulojë turpi. Mbi të gjitha e kemi për detyrë patriotike të përgaditemi dhe të fitojmë, e kundërta të çon në tradhëti.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uliks: 28/02/2022 17:02

    Me pelqen shkrimi i shokut Pajtim. Humbjen nuk e llogarit fare! Dhe sakem se humbet se je tradhetar. Vetem se nuk e kuptova mire, e ka ne pergjithesi me popullin thirrjen per pergatitje apo per qeverine tine te korruptuar?

    Përgjigju
    • Arbërori: 19/03/2022 01:19

      Ky e ka për qeverin proruse por, nuk ka guxim ta shkruaj

  • Enes: 28/02/2022 14:40

    Ca po thua o Pajtim Bello? Nuk kam nevoje ta lexoj analizen se e di ku do dalin mbetjet komuniste si puna jote. Nuk e di pse promovohem akoma neper media mendimtare te tilla qe flasim kodra mbas bregut. Shqiperise nuk i cenohet dot as sovraniteti as e drejta qe i takon. Shqiperia ka dhe do te kete per nje kohe te gjate fatkeqsisht kriza te brendshme.

    Përgjigju
    • Teli: 28/02/2022 19:35

      Cfare flet o i uruar? Ti enes duke qe i mendo gjerat thjeshte apo mbase ideologjikisht. Ku qendron e keqja nese pregatitemi per operacione mbrojtese elemntare ashtu si ben gjithe bota e qyteteruar? Je kamunist, ballist, demokrat a legalist eshte mire te dish te shoetosh vehte, te tjeret dhe atdheun. Teli

    • Monika: 28/02/2022 17:30

      Ti Enes, do jesh nonje zorre bythe e komunistit Berishe!

    • Ilir: 28/02/2022 15:50

      Si ka mundesi qe edhe kur cdo shtet europian pregatitet per mbrojtje ju mendjendryshkurit kujtoni e shani akoma komunizmin. Cfare lidhje ka komunizmi ketu kur nen parrullen se do hame me luge floriri prishet cdo gje me vlere te ketij vendi. Zgjohuni nga opiumi i me shume se 30 viteve qe ju ka zene o popull e behuni te zot te shtepise suaj te vogel. Rroft populli shqiptar e poshte idjotet qe e zhysin cdo dite ne erresire ate vend e komb!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja