'Luftë' në PD, Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’! Është më i dobët se kurrë, PD-në e ka marrë peng

'Luftë' në PD, Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’! Është më i dobët se kurrë, PD-në e ka marrë peng

Edith Harxhi dhe Lulzim Basha

Një deklaratë të bujshme ka bërë para pak minutave kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi. Ai ka thënë se para disa vitesh Lulzim Bashës i është refuzuar viza në SHBA.

“Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë. Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Washington, nuk e keni pyetur veten? Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta, pse s’e kanë shpallur non-grata. Nuk do të çuditesha nëse kjo gje do të ndodhte,”- tha Harxhi.

Harxhi tha se Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës. 

"Lulzim Basha është më i dobët se kurrë sot. Gara ime është me të sepse unë dua pronën që kam vënë një gur themeli. Dhe sot PD është peng nga Lulzim Basha dhe ne do t'ia marrim", vijoi ajo. 

Duke cekur çështjen e listës së anëtarësisë, Harxhi tha se kjo është një çmenduri. 

"Imagjinoni sikur Edi Rama të mbante për vetë listën e zgjedhësve", tha ndër të tjera Edith Harxhi. 

Deklarata e fortw e Edith Harxhit vjen pasi gati 10 ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, Sali Berishën dhe familjarët e tij, me argumentin se në funksionin si kryeministër i Shqipërisë, ai është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

Nga ana tjetër kandidatja për kryetare te PD Edith Harxhi ka dorëzuar sot një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri. Rregullorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Në përgjigjen e tij Ristani thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Mungesa e komisionit të apelit, thotë Ristani nuk mundëson të drejtën statuore të shqyrtimit të apelimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)