'Luftë' për finalen e Euro 2020, sonte në 'Wembley' sfidohen Italia e Spanja! Mancini 'nxit' Immobilen, Luis Enrique: Jam unë lideri

Sonte përcaktohet finalistja e parë e Euro 2020. Duke nisur nga ora 21:00 në atmosferën elektrizuese të “Wembley”  që do jetë i mbushur me 60 mijë tifozë sfidohen Italia e Spanja për një biletë në finalen e së dielës. Itali-Spanjë e kthyer në një klasike e kampionateve Europianë ku kjo e sotmja do jetë e katërta radhazi në turneun madhor të kontinentit të vjetër. Të fundit në Francë 2016-të Italia e fitoi 2-0 ndërsa finalen e Euro 2012 e fitoi Spanja. Roberto Mancini e ka vendosur formacionin dhe ndryshimi i vetëm krahasuar me çerekfinalet ndaj Belgjikës është edhe i detyruar pasi Emerson do zëvendësojë Spinazzolan. Chiesa e Insigne do jenë në mbështetje të Immobilës në majën e sulmit të cilin trajneri Mancini e mori në mbrojtje kur tha se: “Shpesh herë ai që kritikohet më shumë zgjidh ndeshjen dhe turneun” e më pas vijoi: “Na duhet të luajmë një ndeshje të madhe. Do jetë e vështirë pasi Spanja është ndryshe nga Belgjika por ne duam të arrijmë në finale” e mbylli numri një i stolit të të kaltërve. Në “Wembley” pritet të jenë më shumë se 6 mijë tifozë italianë por pjesa më e madhe e tyre janë rezident në Londër.Gjithë këtë ecuri fantastike në Euro 2020 Italia kërkon të paktën ta kurorëzojë me arritjen në finale.

Edhe spanjollët po ashtu janë në kërkim të biletës për në finalen e së dielës. Prietet që ndaj Italisë iberikët të shfaqin gjithë potencialin e tyre dhe për trajnerin Luis Enrique është një objektiv i madh përpara: “ Ndeshja ndaj Italisë është një mundësi e madhe dhe duhet të jemi në 100% për të arritur një objektiv madhor. Nuk kërkoj hakmarrje ndaj Italisë. Unë jam lideri i kësaj Spanjë por nuk zbres unë në fushë” e mbyll trajneri i “furive të kuqe”. Pablo Sarabia është i dëmtuar dhe vendin e tij në formacion do ta marrë Dani Olmo që do të luajë së bashku me Moratën e Ferran Torres në sulm ndërsa në mbrojtje në krah të Laporte do jetë Pau Torres. 12 gola ka shënuar Spanja deri më tani dhe 11 herë e ka tundur rrjetën Italia. Itali-Spanjë do të arbitrohet nga gjermani Felic Brych dhe premton spektakël.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë