Lugina e Drinit përbën një nga atraksionet turistike që ofron Shqipëria e Veriut. Rindërtimi i rrugës së Komanit, po e bënë zonën gjithnjë më të vizitueshme ndërsa turistët veç bukurive natyrore përballen dhe me ato historike e kulturore. Udhëtimit drejt Lomanit i parparin një ndalesë në ishullin e Sardes.
Ishulli i njohur si vendbanim i Dukagjinve, sot një qytezë e pabanuar ofron pamje pas të cilave janë gjurmët e jetës dhe qytetërimit të dikurshëm për të cilin studiuesit apelojnë për më shumë vëmendje dhe kujdes.
"Është një vendbanim i 3000 mijëvjeçar që tregon lidhjen e hershme të ilirëve me arbërit. Gjithë kjo pasuri arkeologjike përbën një kala të fuqishme, një vendbanim shumë të hershëm. Për një periudhë kohe ka qenë vendbanimi i Lekë Dukagjinit”, thotë Pash Alia, studiues.
Lundrimi më tej përgjatë liqenit të komanit është një tjetër mrekulli shqiptare, teksa ndalesa në lumin e Shalës ofron qetësin e munguar në mesin e kësaj mrekullie natyrore në të cilës fatmirësisht ofrohet shumë.
“Gjatë korrikut dhe gushtit vijnë rreth 7 mijë veta. Ka vizitorë ditorë por ka edhe nga ata që rrinë një javë”, shprehet profesor Zef Gjeta.
Lugina e Valbonës, apo Curraj i Epërm, një copë e shqipërisë autentike, e cila ka filluar të ripopullohet nga banoret e larguar ndër vite, përfaqëson një tjetër ndalesë tërheqëse
“Nëse doni qetësi hajdeni në Curraj i Epërm. E gjithë Shqipëria është e bukur por kjo zonë është perla e Alpeve shqiptare, thotë Agim Prebiaj.
“Pjesa më e madhe janë turistë të huaj, që qëndrojnë një ose dy ditë”, nënvizon Viktor Prebibaj.
Intenerari mahintës mes maleve shqiptare është vetëm një copëz shqipëria, aty ku ndjen qetësin e munguar, mikpritjen e malësorve të këtyre anëve që presin ende për më shumë infrastrukturë dhe ndërhyrje nga shteti.
Komente





