Në njëzet vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u rikonfirmua edhe një herë vullneti politik i shqiptarëve në "Luginën e Preshevës".
Kryekuvendarët e tri komunave, duke e cilësuar situatën e rëndë politike dhe diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme ku kanë miratuar një Deklaratë Politike, "Kërkohet vëmendje më e madhe e faktorëve relevant shtetëror dhe ndërkombëtarë dhe ajo e faktorit kombëtar shqiptarë qoftë në Kosovë e edhe në Shqipëri, që të intervenohet në përmirësimin e kësaj gjendje" thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, përmes Deklaratës kërkohet nga zyrtarët kompetente në Kosovë dhe Serbi që të eliminohen pengesat administrativo-financiare në vendkalimet kufitare si dhe qarkullimii i lire i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Motoja e referendumit të vitit 1992 ishte: “Autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën “