Luhaten tensionet mes skuadrës së Interit dhe Mauro Icardit

Luhaten tensionet mes skuadrës së Interit dhe Mauro Icardit

Mauro Icardi ka refuzuar të udhëtojë në ndeshjen e Interit në Europa League kundër Rapid Vienna pasi atij iu hoq shiriti i kapitenit nga “dora”.

Sulmuesi argjentinas, 25, është nën kontratë deri në vitin 2021, por klubi ka negociuar një marrëveshje të re me gruan e tij Ëanda Nara, e cila vepron si agjenti i tij.

Tashmë kapiten i Interit dhe me meritë të plotë është portieri shtatlartë, Samir Handanoviç.Trajneri i Interit Luciano Spalletti tha se Icardi "nuk donte të ishte atje me ta".

Ai theksoi gjithashtu: "Vendimi për të hequrshiritin e  kapitenit nga Icardi ishte i vështirë dhe i dhimbshëm, absolutisht i ndarë nga të gjithë anëtarët e klubit dhe të marra për të mirën e Interit. "Ai u thirr për në Vjenë, por ai nuk donte të ishte atje".

34 vjeçari Handanovic, u bashkua me Interin nga Udinese në 2012 ndërsa Icardi erdhi nga Sampdoria në 2013, duke marrë shiritine kapitenit  nga Andrea Ranocchia në vitin 2015.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit