Luhatja e temperaturave shton virozat te fëmijët! Mjeku: Mos e ftohni shumë ambientin brenda, kur jashtë ‘përvëlon’

TIRANË- Luhatjet e temperaturave gjatë muajit gusht kanë sjellë probleme shëndetësore te qytetarët, kryesisht te më të vegjlit. Mjeku pediatër, Bektash Mandri thotë se shenjat më të shpeshta janë kolla dhe dhimbjet e fytit, ndërsa iu bën thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e kondicionerëve në banesa. 

“Luhatja e temperaturave vazhdimisht sjellin probleme. Kryesisht kanë pasur problem me rrugët e sipërme respiratorë. Një pjesë kanë qenë edhe me infeksion, apo temperatura 39-40 për disa ditë dhe prindërit e kishin të vështirë ta kontrollonin në banesë. Pa përjashtuar diarretë akute. Kemi pasur dhe raste të rralla të infeksioneve të rrugëve të poshtme. Këshilla që kam për nënat dhe baballarët të kujdesen për luhatjen e temperaturave në banesë, pasi ata mundohen të mbajnë një kondicioner ndezur në dhomë, dhe ambienti tjetër mund të jetë 40 gradë dhe jua sigurojnë vetë temperaturën në banesë dhe krijojnë atë luhatje të madhe temperaturash sa o organizmi nuk e suporton dot. Më mirë mos e ndiz fare se sa ta ndezë në një dhomë. Fëmijët që se kanë mbushur vitin e kanë të vështirë të durojnë kondicionerin. Edhe dritaret nuk duhet të lihen natën hapur”, u shpreh Mandri. 

Kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, Mandri thotë se duhet pasur edhe gjatë qëndrimit në plazhe.

“I këshilloj prindërit që mos t’i lënë në plazh të pakontrolluar. Të përdorin krem me faktorë të lartë mbrojtës. Të shmangin pikun e ditës nga mesdita deri në pasdite”, tha ai.

Kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur si dhe për të shfaqur komplikacione nga virozat janë fëmijët nën moshën 5 vjeç. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane