Tashmë çdo gjë është zyrtare. Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm. Njoftimi vjen nga vet llogaria zyrtare e zikaltërve në Twitter.
Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin 2022/23 në formë huazimi. Ndërkohë, ai ka zgjedhur fanellën me numrin 90 në të. Kur ishte pjesë e Interit, ai kishte fanellën me numrin 9, numër të cilin e pati edhe te Chelsea sezonin e fundit.
Komento