LUKSEMBURG - Metoda e Luksemburgut për t'i bërë qytetarët të votojnë është më e veçanta në Evropë, ndoshta dhe në botë, por njëkohësisht edhe më e rrepta.

Qytetarët të cilët nuk votuan në zgjedhjet e jashtëzakonsme që u zhvilluan ditën e dielë, do të dënohen me një gjobë prej 100 euro.

Personat që do të paguajnë gjobën janë ata persona të cilët nuk kanë një justifikim apo arsye të mirë për mosparaqitjen në votim.

Megjithatë, personat të cilët nuk morën pjesë në votim janë një numër i vogël krahasimisht me numrin e atyre personave që votuan. Zgjedhjet Parlamentare që u zhvilluan të dielën shënuan pjesëmarrje rekord të zgjedhësve.

Sipas të dhënave, në votim u regjistrua një numër prej 238.600 qytetarë.


(v.gj/shqiptarja.com)