Ka një tentativë të përditshme të njerëzve dhe medias pranë Lulzim Bashes për të shpëlarë akuzat që janë ngritur ndaj tij nga disa dëshmitarë të masakrave të kryera në Kosovë.

Argumenti më i fundit, i perdorur jo më larg se dje ishte se edhe Dash Peza, ish deputet i Partise Socialiste, paska punuar me BBC dhe ka patur akses në kaseten e masakrave në Kosovë.

Po, Dashi ka qënë përkthyes i BBC dhe BBC ka transmetuar pamjet e llahtarshme të masakrave, çka sot janë të vetmet pamje filmike që dokumentojnë horrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë. Ndaj, BBC, ndoshta edhe Dashi si përkthyes i gazetarëve të BBC, sot duhet falenderuar, pasi po të mos ishte për ta, Luli do e kishte kryer me sukses misionin e tij: zhdukjen e provave dhe fakteve të masakrave serbe në Kosovë.

Po Luli nderkohë, çfarë ben? Si gjithmonë, të njejtin avaz. Gënjen. Kur del në intervistë hetuesi peruan që thotë kam qënë me Lulzim Bashën në Kosovë e Shqipëri, për të hetuar akuzat qeë rëndonin mbi UCK për të ashtuquajturen “shtepi te verdhe”, Luli thotë JO, nuk kam qënë unë.

Kur shfaqen dokumenta që tregojnë se Luli ka qënë pjesë e ekipit që ka hetuar luftëtarët e UÇK, Luli thote JO, nuk kam lidhje unë.

Kur flasin deshmitarë që tregojne se Lulit i kanë dorezuar fizikisht prova filmike, kaseta, që vertetonin masakrat ndaj kosovarëve, prova të cilat me pas janë zhdukur, Luli thote JO, ato i ka patur edhe Dashi.

Dashi mund t’i kete patur, por Dashi i ka transmetuar në BBC. Kurse ti, Lul, i ke zhdukur. Problemi i Lulit nuk ka të bëje thjeshtë e vetem me pikepyetjen e madhe se sa ka qënë i perfshire lideri i sotëm i opozites shqiptare në hetimet e ndërkombetarëve ne Kosove, ndaj luftëtarëve të UÇK.

Nuk kanë të bëjnë as thjeshtë dhe vetem me rolin qe Luli, si hetues, jurist apo përkthyes, ka patur në fajesimin e heronjëve kosovarë.

Problemi primar i Lulit është gënjeshtra.

Pasi ai thotë se nuk ka qënë i perfshire në hetimet ne Kosove, ndërkohë që dokumentat, deshmitaret dhe vetë hetuesit ndërkombëtare thonë të kundërtën: Luli ka qene aty. /Lexo.al