Interi i Antonio Conte-s e ka kaluar me sukses provën e parë pas rikthimit të kampionatit, pasi për llogari të javës së 25 të Seria A, ka mposhtur Sampdoria-n me rezultatin 2-1. Zikaltërve iu desh vetëm 10 minuta për të zhbllokuar sfidën me Lukaku-n që falë një kombinim të përkyer me Eriksen gjeti rrugën e rrjetës. Më pas goli i dytë ishte i Lautaro-s, që nuk shënonte prej muajit shkurt. Në fillimin e pjesës së dytë Sampdria shkurtoi diferencat, por nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga San Siro.
Ndërkohë rikthimi Seria A ka gjetur Atalanta-n e vjetër, që fitoi me rezultatin 4-1 kundër Sassuolo-s. Për t’u evidentuar është fakti se ndeshjen e zhbllokoi futbollisti kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti. Në këtë mënyrë mbyllet java e 25 e Seria A, me Juventusin që udhëheq me një pikë më shumë se Lazio e vendit të dytë, ndërsa Interi i vendit të tretë ka gjashtë pikë më pak se ‘zonja e vjetër’.
Sonte ndërkohë do të luhen tre ndeshje të javës së 26, mes të cilave Lecce-Milan dhe Bolonja-Juventus.