Luli dhe Kunati nuk ndahen
qofte e birra për futbollin

Luli dhe Kunati nuk ndahen <br />qofte e birra për futbollin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nuk mund të shijojë dot asgjë pa kunatin e tij Erion Isufaj. Të gjithë i dimë akuzat që janë bërë për “kioskat e kunatit”. Dhe në fakt, ja tek i shohim këtu: Janë bashkë duke parë ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit, te pedonalja e cila është quajtur rëndom dhe me shaka “e kunatit”.Duket sikur të dy nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Sikur janë vec e veç. Por në fakt nuk është kështu. Ata janë bashkë, dhe këtë gjë po e shprehin dhe tek pedonalja. Lulzim Basha dhe Erion Isufaj, janë duke shijuar vendin ku dihet nga të gjithë se janë derdhur një mal me para. Për të gjithë ata që kanë marrë kioska në pedonale, çmimi ka qenë 5 milionë lekë të vjetra për një muaj. Të gjitha këto sipas pretendimeve shkojnë në bashkinë e tiranës. Ne nuk e dimë se cili ka qenë roli i Erionit apo Lulit për ceshtjen e kioskave. Por ajo që dimë është se për një javë, pedonalja ka qenë vendi perfekt për të ngrënë qofte, për të pirë birra dhe për më tepër, për të parë futboll. Sa për kinemanë, askush nuk mund të na thotë gjë. Pedonalja, Erioni dhe Luli, janë më të rëndësishëm.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë