Luli fiton vilat

Luli fiton vilat

Lulzim Basha doli sërisht sot nga selia blu dhe hapi thesin e premtimeve elektorale. Ai foli sërish për shuma të mëdha parashë që do u shkojnë në xhepa shqiptarëve sapo ai (nëse do të) të marrë pushtetin. Edhe pse shumica e premtimeve që Basha bëri sot ishin ato që Sali Berisha kishte bërë në vitin 2005, ajo që binte në sy ishte skuadra e tij e njëjtë me atë të Berishës dhe mungesa e argumentit bindës.

Por, përtej të gjitha këtyre mangësive që e bëjnë PD-në më të dobtën që nga krijimi i saj për sa i përket lidershipit dhe ideve, dy janë problemet që e bëjnë Bashën të pabesueshëm dhe humbës.

E para ka të bëjë me lidhjen psikologjike që qytetarët bëjnë kur dëgjojnë sloganin e Bashës i cili është ‘Shqipëria Fiton’. Në fakt, sapo një qytetar dëgjon këtë slogan të dalë nga goja e Bashës, direkt mendja i shkon te vilat e kryedemokratit, të cilat janë  katër edhe ka aplikuar për të pestën edhe pse në opozitë. Kjo kërcitje mes sloganit të zgjedhur nga Basha dhe perceptimit (e ndesh kudo edhe në rrjetet sociale) për pasurimin e vazhdueshëm të Bashës hedh përdhe çdo premtim. ”Sepse i vetmi që ka fituar e me shumë gjasë do të fitojë do të jëtë Lulzim Basha”, është komenti më i ndeshur në rrjet kur Luli shqipton sloganin e tij.

E dyta është dembelizmi i Bashës. Lulzim Basha përton të dalë nga selia  dhe mendon se pushteti do t’i vijë në tavolinë për hir të rotacionit, ose nga ndonjë marrëveshje politike e cila do ta fusë edhe atë në qeveri. Por, ai përton të dalë të takojë qytetarët. Akoma Luli nuk e ka kuptuar që si Berisha, Nano e Rama më pas, i kanë rënë Shqipërisë cep më cep nga 8 vite me radhë për të krijuar frymë e besim që më pas të vinin në pushtet. Lulzim Basha as nuk ngurron t’i bëjë me baltë e jo më të grisë këpucë duke shkelur çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh me kryeministrin Rama i cili gjendet në terren çdo ditë. Kjo nuk tregon vetëm punën që një lider bën, por tregon më së shumti mënyrën se si një lider mendon se vihet në pushtet e më pas se si menaxhohet ai.

Sa më lart, ajo që të thotë logjika është se i vetmi që do të fitojë me ardhjen e supozuar të Bashës në pushtet, është Basha, i cili kur arriti të katërfishojë vilat në opozitë, imagjino ç’mund të bëjë si kryeministër. Se sa për punë e ka treguar që nuk i vjen duarsh.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 03/02/2021 23:59

    Pervec 4 vilave Basha do fitoj dhe ket temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë