Luli Veli: Diktatura në kujtimet e një fëmije

Luli Veli, ishte 6 vjeç kur ja arrestuan babanë, gjyshin dhe xhaxhanë, ju grabitën deri edhe rrobat e trupit dhe përfunduan duke jetuar në një bodrum të errët. Sfidat e diktaturës do t’i linin vendin njëra-tjetrës dhe familja Veli, do të përjetonte humbje të mëdha. Në tre librat e saj me kujtime dhe mbresa nga kjo kohe e errët Luli Veli ka sjellë një varg dëshmish të vyera, që i sjell edhe në këtë rrëfim për “Dosja K”.

Vitet 1947 dhe 1948  do ti kujtonte gjithë jetën  si vitet kur humbën gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund për dekada me rradhë.  Luli, ishte fëmijë atëherë por e kuptonte se jeta e bukur që kishte jetuar deri më atëherë kishte marrë fund.

Nuk do të lunate më me kukullat e saj, nuk do të flinte më në krevatin e butë e të  zbukuruar me dantella rozë, nuk do të vishej më bukur si dikur. Flokët nuk do t’ia zbukuronin  më fjongot e bardha. Nuk do të lahej më në vaskën  erëmirë, mbushur plot fullska…  Nuk do të mund të shkonte më tek shtëpia e bukur verore në plazh, në Durrës…..

Tabloja e jetës së saj ishte pushtuar befas nga ngjyrat e zymta. Do ta gjente veten befas në një shtepi të huaj, ku nuk kishte qenë kurrë më pare. Do të jetonte vetëm, larg nënës, dhe njerëzve të dashur të familjes. Jeta rrezëllitëse ishte shndërruar në mizerie: varfëri e tejskajshme dhe trauma e ndarjes nga familja. A do të mund të kthehej koha e dikurshme, apo rruga e jetës do të vijonte kështu e zymtë dhe e hidhur….

Që pas arrestimti të gjyshit Ali Veli, babait dhe xhaxhait, në familjen e tyre nuk do të reshtnin sfidat dhe dramat. Babai Ramazani do të vuante tre vite të vështira si i burgosur i regjimit në kampin e Bedenit. Gjyshi do të burgosej, lirohej e burgosej sërish, xhaxhai po ashtu derisa një ditë e vranë në spitalin psikiatritk.

Luli i sjell ndërmend të gjithë këto drama dhe ende nuk  gjen dot psenë e gjithë këtij kalvari vuajtjesh.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale