Lulzim Basha sulmon Report Tv-në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” sulmoi ekranin e Report Tv se është televizion i blerë nga Qeveria. Në ekranin ku Basha ishte vetë i ftuar si dhe ka qenë kurdoherë një dritare e hapur për opozitën, të cilët nga ana tjetër me këmbënguljen e tyre kanë refuzuar të marrin pjesë në sajë të një kryenyçësi nga trupa e re e këshilltarëve në zyrën e shtypit të PD, kreu demokrat u soll si një "mik i keq". Është pikërisht armata e tij e këshilltarëve të cilët pengojnë deputetët apo dhe çdo përfaqësues tjetër të PD-së në studion e Report Tv.

Përballë kësaj fryme refuzimi, Lulzim Basha në transmetim ‘live’ në Report Tv iu rikthye atyre shpifjeve që i vërtit rreth e qark diskursit të tij politik, siç duket, sa herë është në hall. Një përgjigje Basha e ka marrë edhe nga gazetari dhe njëherazi pronari i Report Tv, Carlo Bollino (Lexo këtu). Jo vetëm problemet e brendshme në PD ku gjatë zgjedhjeve të fundit në Kuvendin Kombëtar iku një rresht i tërë me kandidatë për Këshillin Kombëtar duke refuzuar PD-në e Lulzim Bashës, por edhe situata e krijuar nga refuzimi i studentëve, kanë kaluar çdo situate në disfavor të kryedemokratit.

Basha thotë se Report Tv është shndërruar në “ERTV Fraksion 2”, duke hedhur një shashkë politike të padenjë ndaj medias së lirë, por njëherazi kjo mund të shërbejë edhe si një formë presioni dhe intimidimi që sërish është e padenjë. E vërteta në fakt është ndryshe sepse Report Tv jeton në këtë "habitat" të egër dhe plot bërryla, në një treg që në tërësinë e tij dominohet nga informaliteti, falë përkushtimit dhe guximit për të mos mbyllur gojën përballë paligjshmërisë kudoqoftë ajo. Kjo e provuar në çdo moment, por Basha këto i sheh me syrin e akuzatorit apo edhe të shpifësit në rastin më të keq.

Basha thotë se edhe instalacioni artistik i Bunk’Art-it është vazhdimësi e kapjes së medias nga qeveria, duke harruar, ose në rastin më të keq duke mos e ditur se ajo vepër është fryt i një donacioni privat dhe që nuk ka asnjë lidhje me buxhetin e shtetit apo paratë e qeverisë.

Siç duket Basha po e vuan si sindromë pasurimin e shpejtë të tij menjëherë pasi hyri në politikë dhe gjithçka përreth i duket se funksionon si ai vetë. Nga ana tejtër, Lulzim Basha është i njëjti që në vitin 2009 firmosi miliona euro për një televizion pranë qeverisë i cili gllabëroi me një të rënë të lapsit spotet për liberalizimin e vizave. Nëse nuk i kujtohet, ia rikthejmë në çdo moment si prova që e nxjerrin blof por njëherazi e vendosin edhe përpara paligjshmërisë. Edhe kjo siç duket për Bashën po kthehet si një sindromë për ato që ka bërë vetë, paligjshmërinë e kthyer në sistem, të cilën e sheh me verbërinë e një politkani të majmur edhe te tjetri. Maskën e Sali Berishës Lulzim Basha e ka çjerrë prej kohësh, por po ia kalon me fantazinë e shfrenuar.

Një opozitë që sulmon mediat, në vend që të jetë jetë promotore e një qasje pozitive me to, pasi media në vetvete është në opozitë me çdo pushtet, përveç oganeve zyrtare e partiake, nuk mund të jetë kurrsesi një opozitë e besueshme edhe në sytë e opinionit publik. 

Akuzat e Bashës për Report Tv te “5 pyetjet nga Babaramo”:

(lidhur me sondazhin e Gallup që e nxjerr Shqipërinë të katërtën në botë për largimet nga vendi)

Basha: Ka një problem, se kjo nuk është vetëm përgjegjësi e opozitës, është edhe përgjegjësi e medias, edhe e gazetarëve, edhe e të ashtuquajturës shoqëri civile, edhe e sipërmarrjes, edhe e vetë familjarëve, njerëzve. Secili duhet të bëjë pjesën e vet. A ekemi bërë ne pjesën tonë? Kemi 5 vjet ne që denoncojmë keqqeverisjen, krimin e bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me politikën? Dennocojmë drogën, denoncojmë mungesën totale të politikave ekonomike dhe vjedhjen dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve? A kemi ne 5 vjet që denoncojmë ditë e natë që kjo nuk ështënjë qeverisje, por është një bandë që ka për qëllim vetëm grabitjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve?

Babaramo: Po. Dhe do të vazhdojmë ta denoncojmë.
Basha:…Natyrisht, edhe më e drejtpërdrejtë është thirrja që secili të bëjë detyrën e vet. Unë detyrën time, ju detyrën tuaj si television – si televizion s’ka shpresë se ky është televizion i kapur nga qeveria.

Babaramo: Keni perceptim të gabuar.
Basha: Është television i blerë. Pyet ata të Bunk’art-it se çfarë është kjo. Unë kam ardhur për ty këtu, se… Ky është ERTV/2. Ka edhe ERTV/3, edhe ERTV/4. E di pse kam ardhur? Se realizova që nuk ka vetëmERTV/2 që është Report Tv, ka edhe ERTV/3, /4. Mediat janë pjesë e plaçkitjes së shqiptarëve.

Babaramo: Në kohën tuaj kanë marrë miliona…
Basha: Koha ime është tani.

Babaramo: Keni firmosur miliona euro si ministër për to…
Basha: Absolutisht. Më nxirr një document qe kam firmosur miliona unë. Për kë kam firmosur miliona? Kujt i kam dhënë Bunk’art-in pa garë unë, siç ka marrë ky televizion?

Babaramo: I ke dhënë një televizioni fushatën…që të mos ta përmend unë.
Basha: Fushatën për vizat. Absolutisht e pavërtetë. Është destinuar një fond i kërkuar nga komisioni Evropian. Që të mos qarkullojmë gënjeshtra këtu, Komisioni Evropian – e kemi me letra, me dokumente – ka kërkuar që të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për…

Babaramo: Të mos debatojmë këtu për paradhomën e një kryeministri. Këtu nuk jeni në paradhomën e kryeministrit.
Basha: Të jesh i sigurtë se kur të jesh në paradhomën time, nuk do të jesh për afera të tilla. Por meqë bëre një akuzë të drejtpërdrejtë unë po tëthem këtë: Po, unë kam qenë ministry që kam hequr vizat për shqiptarët. Kam plotësuar 150 kërkesa të Komisionit Evropian. Dhe një nga kërkesat e përsritura, zyrtarisht me shkrim dhe e thënë edhe me gojë këtu, nga zyrtarët e KE, ka qenë fushata publicitare për të ndërgjegjësuar shqiptarët që heqja e vizave nuk parakuptonte qendrimin pa limit në BE.

Babaramo: Bunkart eshtë investim privat.
Basha: Mos bëj apologji. Edhe unë dua ta them qartë. Nuk jam këtu se kam nderim për këtë television. Unë kam zero nderim për këtë telvizion. Jam këtu për nderimin që kam për ju, si gazetar.

Babaramo: Të lutem, është diversion.
Basha: Nuk është diversion, se unë ta thashë që në fillim, se unë do të vij dhe do të mbaj qëndrimet e mia. Ky është një ERTV/2, i cili nuk mjaftohet me propagandën qeveritare, por është një sulmues i drejtpërdrejtë i opozitës, i cili përpiqet ditë e natë të mbjellë mosbesimin ndaj qytetarëve. Me këtë qëndrim, Report Tv dhe televizionet e tjera janë bashkëfajtorë në vrasjen e shpresës, në mbjelljen e dyshimit e mosbesimit… Sepse ka shumë gjëra që ju mund të bëni, edhe kritika ndaj opozitës padyshim, por ajo që nuk duhet të bëni si television dhe e bëni ditë për ditë është barazimi i qeverisë me opozitën, e dikujt që ka gjithë pushtetin dhe ka 5 vjet që batërdis shtetin me dikëqë ka 5 vjet që lufton keqqeverisjen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/12/2018 15:31

    Luli eshte viktime e " KOP" prandaj shprehet se koha e abuzimeve te PD nuk jane koha ime , por sot eshte koha ime . Kjo verteton qe te gjithe abuzimet qe ne rrugen e kombit , Gerdeci , 21 Janari dhe qindra koncensuone abuzive jane veper e Saliut, dhe nuk diskutohet . Kurre nuk mund te veprinte Luli pa urdherin e tij . Megjithate koha per drejtesine ka ardhur, dhe verteta e krimeve 28 vjecare e politikes do te dale

    Përgjigju
  • Sara: 18/12/2018 08:38

    Tash duke e shikuar ne sy Lulzim Bashen dhe me bindi qe ky ka Prejardhjen naga Maxhupt /cigan eshte ky, kuku per ta dhe ata qe merren me te do te ishte mir ky TV ta largoj menjeher nga studioja ket Horr.

    Përgjigju
  • Rexhepi: 18/12/2018 06:58

    O zotri po pse se pytet at kriminel se nuk mundem ti them emrin per 21 janarin ishte minister I brenshem sa i ka ne qef ministrat e brenshem. Kam ni pytje per studentet ? Si munden dje te pranojn te bashkunojn me ni vrases tu vije turp gjdo shqiptari qe perktah ni njeri qe vrau me dhjetra shqiptar. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren