Basha në Fier: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit! E shkuara le të vejë në djall! I thashë Berishës që t'i thërriste mendjes por e kaloi vijën e kuqe (VIDEO)

Teksa Lulzim Basha i fliste sot demokratëve në Fier, Sali Berisha ishte në Shkodër, por që mbrëmë kishte menduar t'ia 'prishte festën fierake' pasardhësit të tij. Një grup prej disa dhjetëra mbështetësish të 'Foltores', të nxitur nga ish-Kryeministri, ishin mbledhur në protestë kundër ardhjes së Bashës në Fier pasi sipas tyre e kishin shpallur 'Non Grata'. Momente të vogla tensioni pati herë pas herë por policia ishte aty për të ruajtur qetësinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu riktheu takimeve në bazë nga qyteti i Fierit, i shoqëruar nga kryetari i ri i grupit të tij Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili ka qenë drejtues politik i këtij qarku në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha i kishte të qarta mesazhet për Berishën, kur tha se prej faktit se demokratët nuk e meritojnë një situatë të tillë i ka bërë shpesh thirrje paraardhësit të tij për t'i thirrur mendve të kokës, por ai e kaloi vijën e kuqe me sulmin në selinë e PD më 8 janar.

Basha tha se koha e 'dinozaurëve të tranzicionit' siç i quajti ai Berishën, Ramën dhe Metën ka marrë fund dhe se vettingu në politikë do t'i nxjerrë përfundimisht nga skena politike e shqiptarëve. Takimi i Bashës me demokratët e Fierit ishte i pari në bazë pas vendimeve për përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij kryesorë.

 

 

Videoja e plotë e Bashës në Fier

 

 
 
 
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Basha i fton të gjithë në PD: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozarëve të tranzicionit! Me vettingun e politikanëve i largojmë

 

Lulzim Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t'i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ' 3 dinozaurët e tranzicionit', duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.  

"Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta", tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarwt do tw ecin para.

Ora 12:38
Basha: Ia bëra shpesh thirrjen Berishës t'i thërriste mendve të kokës por më 8 janar kaloi vijën e kuqe

 

Lulzim Basha nga Fieri tha se fakti që i është borxhli gjithë demokratëve e bëri që shpesh t'i bënte thirrje Sali Berishës që 't'i thërriste mendve të kokës' por sipas tij ish-Kryeministri e kaloi vijën e kuqe më 8 janar.

"Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit", tha Basha.

Ora 12:32
Protesta kundër vizitës së Bashës, Kapllanaj: 20 veta, janë detyruar nga telefonata e Berishës mbrëmë në orën 23:00

 

Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj tregoi se sipas tij protesta jashtë takimit që po zhvillon Basha me demokratët në Fier janë të detyruar nga Sali Berisha. Sipas tij mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD dhe e ka urdhëruar.

"Mbrëmë në orën 11 të natës, Berisha e ka marrë ish kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta ishin të turpëruar sepse nuk duan të jenë aty por janë të detyruar. Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk duhet të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet ndaj të vetmit armik të këtij vendi që është Edi Rama", tha Kapllanaj.

Ora 11:41
VIDEOLAJM/ Basha në Fier, forca të shumta policie për ndonjë situatë të mundshme me mbështetësit e Berishës

 

Teksa Lulzim Basha ka filluar takimin me demokratët në Fier, policia ka marrë mjasa për të ruajtur qetësinë pasi disa dhjetëra mbështetës të ish-Kryeministri Berisha janë mbledhur në protestë kundër vizitës së kryedemokratit.

Ora 11:17
‘Basha je non grata’, militantët berishistë me pankarta në Fier: Atë që na ka bërë ai s’na e ka bërë as Rama! Jemi të zhgënjyer

“Basha je non grata”, ka qenë kjo “motoja” në pankartat e duarve të mbështetësve të Sali Berishës në Fier, aty ku sot po zhvillon takimin e tij me demokratët kryedemokrati Lulzim Basha.

Duke folur për Report Tv, militantët berishistë janë shprehur të zhgënjyer nga Basha, ndërsa kanë kërkuar që demokratët të bashkojnë forcat, pasi sipas tyre vetëm kështu do të mund të mundin Edi Ramën.

“Të bashkohen për të mirën e demokratëve përndryshe nuk e mundin dot Edi Ramën. Atë që na ka bërë Lulzim Basha s’na e ka bërë as Rama. Kam menduar që ishte një parti e ndershme, të bashkohet PD. Na kanë zhgënjyer. Sa të jetë Basha nuk ka më votë. Basha largohu nga Fieri. Na ka prerë në besë”, tha njeri prej tyre.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahip kasemi: 17/01/2022 05:41

    KY PALACO BASHA DERI DJE RRINTE PAS BYTHES TE BERISHES,,SI NJE ZAGAR, E NUK M GUXONTE TE NXIRRTE NJE LLAF PA MIRATIMIN E BERISHES ,,SOT PO NA THOTE QE KEMI TREKENDESHIN E BERMUD3S..PO TI MOR ZAGAR KE 15 VJET QE JENI PJESE E ATIJ SISTEMI VJEDHES,,ME ATA KE VJEDHUR,,,APO HARROVE ,,KE QENE MINISTER ME METEN,,E BERISHEN..

    Përgjigju
  • Fagsj: 16/01/2022 19:41

    O lulke, pse tre dinosaur mer jahu dhe jo kater (bashke me ty)? Nese pajtohesh, pse kater mer jahu dhe jo pese (monika kokemadhja).???????????? Thone qe Likja e ka te vockel fare. Pse e ka mbiemrin “Kryemadhi” monika? Dini gje?

    Përgjigju
  • Trapi fieraku: 16/01/2022 18:36

    o kryetar Mah mutaj.Perderisa ti flet me stilin e berishes publikisht dhe sinqerisht,ti nuk shikon perpara,por shume prapa.Ne nje regjim demokratik pluralist kundershtari ne "luften "per pushtet nuk mund te quhet "armik"ne cfardo konteksti ta perdoresh kete fjale.Nese mendoni se jeni ne lufte,po,eshte armik.

    Përgjigju
  • Fshati: 16/01/2022 16:09

    Qe nuk e leshon PD te gjithe e kane kuptuar. Zoti na ruajt po u bere kryeminister, si i behet me te larguar.

    Përgjigju
  • Fred: 16/01/2022 16:05

    Me mire dinozaur sesa mamuth si ty o Lul.Je pacavure nje qen qe leh.E morem vesh dhe per kunatin tend qe mer tendera nga keta.Jeni te gjith hale hiq Remen qe i ka ber ca gjera.

    Përgjigju
  • Laluci: 16/01/2022 15:50

    Koken hengshi e thefshi qafen te dy palet… mire tha Edi varu teneqene dmth bolet..

    Përgjigju
  • LORA: 16/01/2022 15:42

    Rrumpallizmi shqup-s,edhe pse shetites, mbetet e vetmja alternative qe u shpaloset,si "e ardhmja", mbeshtetesve te PD-se. Keqardhje e madhe qe Shqiperia nuk ka opozite.

    Përgjigju
  • Endri: 16/01/2022 14:51

    Lulush hajduti, ti je per momentin vegla per te larguar SB. Si hajdut e mashtrues duhet te shkosh para gjykates pas kesaj. Jo vetem qe je pjese e te shkuares, por me veprimet e mosveprimet e tua ja ke zgjatur jeten SB-se dhe ke bllokuar reformimin e partise. Me ty ne krye te PD-se Rama e ka ne xheo mandatin e 4-t po mos merr edhe te 5-in

    Përgjigju
  • F-35: 16/01/2022 14:33

    Lul, ti je e tejshkuara! Leri figurat gjeometrike duke bere Tarzanin politik! Rama ju ka rruluar te treve ju, dhe do ta beje perseri e perser. Thjeshte sepse ka shumicen. Tjetra, Lul ti nuk je partner i askujt, por nje bashkepuntore per te kryer ca pune, dhe pastaj dihet.

    Përgjigju
  • drini: 16/01/2022 14:08

    Sa per te qeshur je mor Luli, ky nuk e kupton qe te dy bashke me Sali non graten duhen te zhduken nga PD.... Nuk ka njeri me dy pare mend qe ti besoi Lulit sepse eshte si hajdut dhe vrases... PD duhet te riformohet pa keta dy plera....

    Përgjigju
  • Loran: 16/01/2022 13:52

    Ne fakt te takon ty dhe kunatit tend ah hajdut me cizme

    Përgjigju
  • Erjon: 16/01/2022 13:47

    Ju te gjthe jeni non grata shqiperia ka nevoje per nje force te re ide te reja bari y lig duhet shkulur me gjithe rrenje duhet te zgjohemi te mendojme per brezat e ardhshem

    Përgjigju
  • Qobani: 16/01/2022 13:23

    Ma mir na bjen ta pranojm DREJTSIN të punojmë me u ba sa ma shum Njerzor, para se mëkatet tona tna bajnë rrafshë me tokën

    Përgjigju
  • Frangu: 16/01/2022 12:52

    Vihet re qartë se të paktën tre nga ata që flasin në këtë tubimth - me përjashtim të atyre dy protestuesve simpatikë të cilëve, për shkak të gjuhës pak të trashur, nuk iu kuptohen më as fjalët - përdorin një të folme gjuhësore jo fierake. Të jenë vallë mercenarë, apo tokë-xansa të adoptuar keq?

    Përgjigju
  • Dori: 16/01/2022 12:31

    Pune e madhe, nje gje duhet te dine partiaket e PD, Ramen nuk e largon dot Basha me perkrahjen e perendimit, vec ne ja dhente ne tavoline, Berisha nuk ka asnje lloj shansi pa qene nongrata, me nongrata as mos harxhojne lek per autobuse te shkojne ne mitingje!

    Përgjigju
  • Edmond: 16/01/2022 11:53

    Te mbash partine me force ne vitin 2022 vetem ti e ben , bravo hahhaha suksese ne jete .

    Përgjigju
  • kalimero: 16/01/2022 11:31

    Lul Brava si duket nuk po e kupton se eshte shendrrue ne leter higjijenike..e cilla pas perdorimit hudhet..si nga amerikanet,si nga Rama,dhe ne funde si nga votuesit..do e hudhin dhe te terhjekin ujene nga mbrapa..

    Përgjigju
    • Shaqo: 16/01/2022 13:35

      ...po ti s'ke bythe te merresh me dy qe duan te te marrin partine, kerkon dhe nje te trete, qe tek ne nuk ka asnje kundershtar.

  • Sondazhi i ditës:

    A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke rikthyer në krye Sali Berishën?



×

Lajmi i fundit

John

Paloka merr në mbrojtje Berishën pas replikave me Spiropalin, ofendon në Kuvend ministren: Budallaqe, legenë! Felaj i kërkon të lërë sallën